SKANDALI/Si u legalizua për 6 muaj objekti i Mond Begos dhe hedhja në rrugë e 200 familjeve vetëm për…

0
130

Këshilltari ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi, publikoi detaje të aferës korruptive që sipas opozitës po ndodh me ndryshimine projektit të rehabilitimit të projektit të Lanës. Sipas Gazmend Bardhit dhe opozitës, kryebashkiau Veliaj dhe kryeministri Rama po hedhin në rrugë 200 familje për të dhënë mundësinë atij që opozita e quan trafikant ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. I ftuar në emisionin Të paekspozuarit, Bazmend Bardhi shpjegon se projekti ndhe afera në fjalë nuk ka lidhje unazën dhe është në zonën e ish-serave. “Në vitin 2013 ka një projekt për sistemimine lumit të Lanës, dhe plani e asaj kohe shpëton shtëpitë e asja zone dhe prek një sipërfaqe prone e njohur si ish-serat. Në vitin 2013 ishte pronë e shtetit. Pas ardhjes në pushtet të Ramës në vitin 2014, banorëve që kishin një vendim kthim kompensim prone për zonën e ish-serave, iu afrohet një biznemen që quhej Edmond Bego. Në vitin 1995, banorët në këtë pronë kanë marrë vendim për kthim dhe kompensim të pronave dhe duke qënë se në këtë zonë kishte godina shtetërore dhe shteti në kohene kompensimit i njeh banorëve të drejtëne parablerjes për magazinat në këtë p[ronë, pra ish-pronarëve. Nga 1995 nuk ak pasur asnjë shprehje interesi për banorët që të privatizonin këto ndërtesa. Në vitin 2014 iu afrohet një biznemen që quhet Edmond Bego dhe iu garnaton marrëveshje me shtetin për privatizimin e këtyre ndërtesave dhe paguan shumën e ndërtesave. Ai merr përsipër privatizimin e ndërtesave për banorët dhe lekët i paguan Bego. Ahmetaj publikon urdhrin për privatizim të ndërtesave në vitin 2016 dhe aty shpallet edhe privatizimi i banesave për ish-pronarët. Më pas Edmond Bego arrin të kalojë fazën e parë të lejes së ndërtimit në këtë zonë, ku do të ndërtohej një pallat me 9 kate…”, tha Bardhi. I pyetur nga moderatori Ylli Rakipi se Ahmetaj dhe mazhoranca pretendojnë se prona për të cilën flet opozita në zonën e ish-serave ëhstë privatizuar në kohën e qeveris ëBerisha kur ishte ministër Genc Ruli, këshilltari ligjor i PD-së shpjegon: Është mashtrim. Sepse nuk ka asnjë urdhër për privatizim dhe vetëm një shprehje që kjo pronë nuk ka interes më për shtetin dhe mund të privatizohet por nuk ka patur asnjë vendim privatizimi në kohëne Genc Ruli. Vendimi i privatizimit është marrë në vitin 2016. Afera është në këtë rast, është se ka patur një plan të miratuar. Por në atë zonë deri në vitin 2013 nuk lejohej ndërtimi. Pasi Edmond Bego privatizoi tokën dhe gocdinat, ndryshoi plani i përgjithshëm vendor i Tiranës dhe projekti i rehabilitimit të Lanës, ku nuk prekej zona e ndërtimeve të Edmond Bejkos. Nuk preket prona e një trafikanti droge që ai të ndërtojë pallate dhe hedhim në rrugë 200 familje pa dëmshpërblim”, tha Bardhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here