Pas deklaratës së Thaçit, Vuçiç përgjigjet: Hiq taksën ose …

0
87

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç iu tha zyrtarëve të lartë të BE-së, se Serbia është e angazhuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, mirëpo e vetmja mënyrë për të vazhduar bisedimet me Prishtinën është nëse tërhiqet tarifa prej 100% ndaj mallrave serbe.

“E vetmja mënyrë për të krijuar kushtet në të cilat vazhdimi i bisedimeve do të ishte i mundur është që Prishtina të tërhiqej nga vendime të paligjshme dhe krejtësisht të paarsyeshme” – tha presidenti Vuçiç pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Gjatë takimit, Vuçiç ka përmendur transformimin e FSK-së, duke thënë se ky vendim është në kundërshtim me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se në javët dhe muajt në vazhdim do të gjendet zgjidhja për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Në një deklaratë për media, në Bruksel Thaçi tha se letra e Presidentit Donald Trump, drejtuar atij, konfirmon qëndrimin se SHBA-të, do të qëndrojnë pranë Kosovës dhe do ta përkrahin atë në këtë fazë të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

“Këtë angazhim të gjithanshëm ndërkombëtar të SHBA-ve dhe BE-së nuk guxojmë ta humbim apo të lëshojmë të kalojë, sepse mund të paguajmë çmim të lartë të mosinteresimit ndërkombëtar” – theksoi Hashim Thaçi, President i Kosovës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here