Ndryshimi/ Djali që peshonte 190 kg. Tani dua të bëhem…

0
130

Një djalë nga Indonezia peshonte 190 kg kur ishte vetëm 10 vjec. Ai hante hante 5 vakte në ditë me mish, oriz dhe përsëri ishte i uritur.

Me kalimin e viteve, Arya Permana reflektoi dhe vendosi të heqë disa kilogramë pasi nuk ngrihej dot në këmbë për të lëvizur në shtëpi apo për të shkuar në shkollë.

Duke ndjekur një dietë strikte dhe duke bërë ushtrime, ai ia doli të humbë gati 100 kg. Tani ai mund të ecë rreth 5 km dhe të luajë me miqtë.

I lumtur për pamjen e tij të re, Arya tha: “Tani jam i gëzuar, mund të ec. Edhe mund të luaj. Jam bërë më i shkathët. Mund të ec 5 km me miqtë e mi, me të cilët luaj futboll cdo pasdite. Dua të bëhem një futbollist profesionist. Skuadra ime e preferuar është Liverpool FC dhe futbollisti i preferuar është Roberto Firmino. Dua të luaj si ai.”

Pesha e tij e mëparshme ishte e rrezikshme pasi mund ti shkaktonte sëmundje të zemrës, diabet, çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe kancer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here