Standard.al

Pse përdorimi i telefonave mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve?

0

A duhet t’i mbajmë telefonat në xhep?

Pse përdorimi i telefonave mund të shkaktojë zhvillimin e tumoreve?

“Telefoni celular është një pajisje që lëshon fusha elektromagnetike radiofrekuese. Për dekada janë studiuar rreziqet e parashikuara për shëndetin e njeriut të valëve elektromagnetike, të tilla si ato që lindin nga telefonia celulare dhe rrjetet Wi-Fi, por deri më sot askush nuk ka demonstruar përfundimisht ekzistencën e një lidhje shkak-efekt, – shpjegon Alessandro Polichetti, studiues i parë i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe Fizikës Kompjuterike të Institutit Superiore di Sanità. – Puna më e gjerë, ‘Interphone’, e publikuar në vitin 2010 dhe e kryer nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, në thelb liroi celularët për mungesë të provave, duke treguar vetëm një rritje të lehtë të rasteve të gliomës (tumor malinje të trurit) dhe neurinoma e nervit akustik (tumor beninje) në mesin e atyre që kishin shpenzuar më shumë se 1.640 orë në telefonin celular. Por, vetë autorët kishin deklaruar se është shumë e vështirë të provohet lidhja e drejtpërdrejtë midis dy ngjarjeve në një mënyrë të padiskutueshme. Një vit më vonë, në vitin 2011, Agjencia e njëjtë klasifikoi valët elektromagnetike midis ‘kancerogjenëve të mundshëm’. Janë në këtë listë (grupi 2B) të gjithë agjentët për të cilët për momentin ka vetëm disa dyshime për rrezik për njeriun”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.