Napoli ka rigjetur sulmuesin e munguar, Milik më i mirë se Cristiano Ronaldo…

0
121

Emri i Edinson Cavanit vijon të qarkullojë në mjedisin e skuadrës së Napolit, por “calciomercato” shkruan se napolitanët nuk kanë nevojë për të. Numrat flasin qartë. Në kampionat Milik ka shënuar 8 gola në 14 ndeshje, 1 gol në çdo 102 minuta. Më mirë edhe se Piatek, golashënuesi më i mirë në Seria A, i cili shënon çdo 11 minuta, ndërkohë që më poshtë është Ronaldo, i cili realizon çdo 130 minuta në fushë.

Milik i ka dhënë shumë pikë Napolit gjatë këtij sezoni, duke realizur gola me shumë peshë në minutat e fundit në transferta delikate ndaj Atalantës dhe Cagliarit. Me këtë ritëm duket se Napoli, ka rigjetur sulmuesin e munguar, pasi polaku ka munguar për një kohë të gjatë pas një dëmtimi të rëndë.

1. Milik (102′)
2. Piatek (112′)
3. Icardi (116′)
4. Saponara (123′)
5. Mertens (124′)
6. Immobile (128′)
7. Ronaldo (130′)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here