Vazhdon protesta/ “Poshtë projekti”, kur do të arrestohen hajdutët?

0
83

Banorët e Unazës së Re e kanë nisur protestën e tyre edhe sonte. Ata kanë thirrur njëzëri “Poshtë projekti”, “Edvin hajdut, legen”, “Fundi nga Unaza po të vjen”.

Qytetarët janë shprehur se kjo që po bën qeveria është një skandal dhe lemeri. Ata thanë se nuk do të ikin prej shtëpive të tyre dhe se ata i kanë bërë me gjak. “Shtëpitë tona i kemi bërë me gjak dhe nuk i lëshojmë”. Protestuesit vazhduan më tej të thonë: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”, “Poshtë hajdutët”, “Poshtë kriminelët”.

Protestuesit kanë thënë se shtëpitë i kanë bërë me gjak dhe nuk i lëshojnë. Ata thanë se ndryshe nga qeveria, e cila komandon njerëz të krimit dhe ndryshe nga qeverisja, e lidhur me bandat e drogës dhe korrupsionit galopant, njerëzit e Unazës së Re i kanë ndërtuar banesat pa krim, por me djersë dhe gjak. Ata thirrën: “Burg për Damian Gjiknurin”, “Turp”.

“Prokuroria e Shqipërisë duhet të reagojë menjëherë dhe të urdhërojë arrestimin e hajdutëve dhe grabitqarëve Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Ata po grabisin. Banorët e Unazës së Re janë duke mbrojtur banesat e tyre, të ndërtuara me gjak dhe djersë. Më vjen mirë që firmat e ndërtimit e kanë kuptuar se këtu vendosim ne. Me banorët e Unazës së Re janë të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen”, kanë deklaruar protestuesit. “Qeveri hajdutësh”, thanë banorët. Ata u shprehën se do të ankohen te qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë që po ndodh.

Banorët më tej thanë se autoritetet duhet të lirojnë të rinjtë e arrestuar, vetëm pse kanë protestuar. “Djemtë tanë janë sot në burg vetëm pse protestuan. Ata djem janë heronj dhe kanë protestuar kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie kriminale”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here