Eni dhe Genc Prelvukaj janë zyrtarisht çift

0
135

U bë kaq shumë kohë që përflitet se mes Eni Koçit dhe Genc Prelvukajt ka diçka. Daljet e tyre, fotot jo dhe aq të rastësishme, bashkëpunimet me aq kimi brenda dhe gjithçka tjetër na ka bërë të mendojmë se ata janë prej kohësh çift.

Gjithsesi, për aq kohë sa asnjëri prej tyre nuk konfirmonte asgjë, zërat mbeteshin në kuadër të aludimeve. Deri më tani, pasi Genci e tha me gojën e tij se PO, janë bashkë!

Pak ditë më parë dyshja u pa tek hynin bashkë në eventin e përvitshëm ”Op Labi Party” që moderatori Labinot Gashi organizon. I pyetur nga gazetari në lidhje me Enin, këngëtari u përgjigj: ”Po është e vërtetë. E keni parë që në hyrje! Kemi zgjedhur një event si ky që të shfaqemi publikisht bashkë”,-pohoi ai dhe që sot e tutje njerëzimi do të jetojë në paqe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here