“The Telegraph”: Shqiptarët kontrabandë në Britani punojnë në fabrikat sekrete të…

0
120

Media prestigjoze britanike “The Telegraph” shkruan në lidhje me fatin e shqiptarëve që mbërrijnë në Britani me anë të kontrabandimit. Kjo media nënvizon se një pjesë e këtyre shqiptarëve detyrohet të punojnë në ferma kanabisi.

Në këtë media shkruhet se emigrantët shqiptarë sillen në Britani me para të shumta dhe se ata për të paguar borxhet që i kanë kontrabanduesit, detyrohen të punojnë në fermat me hashash. Një numër gjithnjë e më i madh i emigrantëve ilegalë shqiptarë janë zbuluar në muajt e fundit duke punuar si ‘kopshtarë’ të ulët në fabrikat sekrete të kanabisit.

Besohet se është rrjet i tërë shqiptarësh në Britani që vepron në formë bandash dhe organizate krimi. Kështu së paku shprehen edhe zyrtarë të lartë në Tiranë. Shqiptarët mësohet se kanë marrë nën posedim trafikun e kanabisit dhe të kokainës. Nga Ministria e Drejtësisë e Britanisë së Madhe jepen shifra të frikshme të shqiptarëve në burgjet angleze. Ky fenomen dramatik vjen për arsyen e thjeshtë: të kontrabanduarit duhet të kthejnë borxhet dhe për të arritur paratë sa më shpejt, detyrohen të merren me drogë ose të punojnë në ferma hashashi ose kokaine.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here