SKANDAL/ Alarmante, Gjiknuri jep leje për të shpërthyer 2.5 ton tritol në…

0
237

Zagoria rrezikon bombardimin me tritol nga një firmë e njohur ndërkombëtare e hidrokarbureve.

Bëhet fjalë për kompaninë ndërkombëtare SHELL e cila për drejtuesit e Shoqatës ‘Zagoria’, do të ndërmarrë fushatë shpimi në të gjithë territorin e krahinës duke përdorur tritol të fuqishëm.

Alarmi është dhënë nga drejtues të kësaj shoqate të cilët konfirmojnë se janë shpërndarë këto ditë në zonë, disa fletushka për 500 shpime që do të ndërmarrë gjiganti botëror i hidrokarbureve për kërkimin e gazit natyror dhe të naftës.

Leja është siguruar nga ministria e linjës së drejtuar nga Damian Gjiknuri dhe pritet që së shpejti të fillojë nga puna ky proces.

Parashikohet që për çdo shpim, të përdoret 5 kg tritol dhe në total 2.5 ton tritol në të gjithë zonën çka kërcënon ekzistencën e gjallesave, apo dhe burimeve ujore ku Zagoria është e pasur me të tilla. /JuguNews

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here