Standard.al

Panariti: Të hënën të gjithë bashkë në protestën e studentëve, që nuk do t’ia dijë nga arroganca qeverisëse…

0

Fjala e deputetit të LSI-së, Edmond Panariti në takimin me strukturat e LRI-së në Korçë

Të dashur vajza dhe djem të LRI-së, ku mbi të gjitha vajza dhe djem të Shqipërisë. Sepse mbi të gjitha ju jeni rinia shqiptare, pjesa më e shëndoshë dhe më e ndërgjegjshme e saj. Që pavarësisht se jeni këtu me ne sot, unë jam i bindur që zemra dhe mendja është më bashkëmoshatarët tuaj që në mënyrë stoike prej 12 ditësh ndodhen përpara Kryeministrisë, përpara Parlamentit për të kërkuar zgjidhjen e kërkesave të tyre minimaliste. Të jeni të sigurt që rinia shqiptare nuk ka 8 kërkesa, ka 108 kërkesa. Por 8 kërkesa të saj janë të pa negociueshme, sepse janë minimaliste, janë të mbijetesës. Dhe për këto nuk mund të ketë dialog, por ka vetëm një rrugë, zgjidhje pa kushte e menjëhershme e këtyre kërkesave.

Dhe sigurisht mundësia iu dha qeverisë. Qeveria shqiptare mundet t’ia kishte kursyer atë sfilitje, atë mundim dhe sakrificë prej 12 ditësh që rinia shqiptare po bën në mënyrë stoike, për të kërkuar të drejtat e saj bazale. Dhe mundet të kishte reflektuar në mënyrë të menjëhershme, pikërisht me ato mendime që LSI i paraqiti në Kuvend, që nuk janë gjë tjetër veçse trupëzim shifror i kërkesave që rinia sot e kësaj dite vazhdon me kurajo të paraqesë përpara autoriteteve, të cilët kanë mbyllur sytë e veshët e në mënyrë arrogante po i injorojnë këto kërkesa bazë. Nuk ë bëri këtë. Dhe tashmë duket se cinizmi dhe autokracia ka arritur në nivele të pa imagjinueshme dhe të pa mendueshme. Prandaj nuk na mbetet gjë tjetër, duke filluar që nga sot e me të mbaruar këtë takim, rinia këtu e pranishme që është rini e Shqipërisë para se të jetë rini e LRI-së, t’i bashkohet bashkëmoshatarëve për të detyruar pushtetin që t’i plotësojë pa asnjë lloj kushti kërkesat e tyre më minimale.

Por kjo protestë natyrisht flet jo vetëm në emër të rinisë, por natyrisht edhe në emër të shtresave të tjera të diskriminuara e të shtypura të fermerëve, të cilët nuk përfitojnë subvencione. Të cilët janë ngarkuar me TVSH e taksa në mënyrë brutale do të thoja, gjë që ka bërë që prodhimi i tyre të mos shitet, të jetë jo konkurrues. E për rrjedhojë fshati tashmë është zhytur në varfëri dhe kjo është e dukshme duke lëvizur edhe në fshatrat e Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Vëmë re mungesë shprese, braktisje të fshatit, braktisje të rinisë dhe largimit të saj masiv në emigracion.

Po kështu është një protestë natyrisht edhe për minatorët. Është protestë edhe për naftëtarët, të cilët tashmë janë të ngopur nga retorika për miratimin e statusit të tyre. Nuk kanë përkrahje dhe sigurisht kjo protestë e rinisë është një frymëzim, është një inkurajim dhe unë jam i bindur që ditën e hënë edhe ata do t’i bashkohen kësaj proteste të rinisë sonë të paepur, e cila nuk do t’ia dijë nga arroganca. Nuk do t’ia dijë sepse praktikisht kur Partia e Punës nuk arrit të ndalte uraganin studentor të viteve ’90, kuptohet këtë nuk ka shan ta bëjë ky pushte, i cili është në degradim dhe në rënie tashmë të pandalshme.

Prandaj ka vetëm një rrugë. Rruga është të detyrohet pushteti që të plotësojë kërkesat e rinisë, të plotësojë kërkesat e naftëtarëve, të minatorëve, të fermerëve. Dhe sigurisht këto mundësi nuk janë të pamundura. E përmendi Kryetarja, me miliona euro koncensione janë dhënë sidomos për shërbime, praktikisht pa asnjë lloj impakti në jetën dhe në mirëqenien e qytetarëve. Mjaft që të anullohet një koncension dhe ja u gjendën paratë pikërisht për të plotësuar kërkesat e rinisë, kërkesat e fermerëve, e naftëtarëve, kërkesat e pensionistëve të cilët prej vitesh shikojnë pamundësi për të mbijetuar për arsye se pensionet e tyre janë mjerane, janë të pamjaftueshme për të mbijetuar dhe jo më për të jetuar. Prandaj ne duhet të ndalojmë këtë revansh, këtë abuzim me fondet e buxhetit të shtetit, me PPP, me skandale që po mbijnë çdo ditë e më shumë duke filluar nga skandali më i fundit i Astrit ku Brenda një nate fallen 40 milionë euro në një koncensionar anonim pa emër. Praktikisht unë dëshiroj tu shpreh mirënjohjen banorëve të Astirit sepse pa rezistencën, pa stoicizmin e tyre, nuk do dilte në dritën e diellit ky skandal i paparë i abuzimit me taksat e qytetarëve shqiptarë, për një financim i cili është totalisht në shkelje të çfarëdolloj procedure madje ka arritur në nivele të pamendueshme në falsifikim të dokumenteve të shtetit Amerikan.

Banorët e Astriti kërkonin të drejtën e tyre, kërkonin thjesht që pasurinë, investimin e bërë me dhjetëra vite dhe që ishte premtuar nga qeveria që do të legalizoheshin ta mbanin. Ata u zbuan, u keqtrajtuan, thjesht për ti hapur rrugën një abuzimi i cili u zbulua. Doli në dritën e diellit, u denoncua dhe do denoncohet fuqimisht nga ne. Prandaj këtu bëhet fjalë për një protestë tashmë e cila del përtej kornizave partiake.

Është një protestë kombëtare, është protestë e rinisë, e baballarëve e nënave, e pensionistëve e minatorëve e fermerëve, e naftëtarëve e të gjithë popullit shqiptar për të ndaluar abuzimit dhe rrënimin  e pandalshëm që po i bëhet ekonomisë së vendit e cila ka marrë pikjatën e rinisë e që po e braktis, e plakjes së Shqipërisë. Dhe natyrisht në një Shqipëri të plakur, në një Shqipëri që po i largohet rinia, nuk do të investojë askush, nuk do të ketë asnjë lloj investimi të huaj që mund të marrë riskun të investojë në një vend që nuk ka të rinj. Dhe sigurisht e thanë edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve të BE, para dy ditësh, që nëse do të vazhdohet me këtë lloj trendi, në Shqipëri do të mbetet qeveria sepse njerëzit do të largohen. Dhe pikërisht këtë dramë kombëtare duhet ta ndalojmë. Protesta është vetëm fillimi i ndalimit të abuzimit të kësaj autoarkie, të këtij drejtimi monist, të papërgjegjshëm dhe pa asnjë lloj dhembshurie dhe pa asnjë lloj substrati social, sepse ajo që e ka emrin Parti Socialiste, nuk është Partia Socialiste, është Rilindja. Sepse nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie sociale për shtresat në nevojë që duhet ta kenë socialistët e vërtetë. Por ka krijuar qark të shkurtër me një grup oligarkësh, të cilët gllabërojnë fondet, investimet, paratë publike dhe kjo ka çuar një polarizim të tejskajshëm te vendit kur vetëm 1% e popullsisë së vendit kontrollon 60% të pasurive publike. Dhe ky është një skandal i paparë. Ka thelluar polarizimin dhe po thellon çdo ditë e më shumë varfërinë.

Nesër ti themi ndal, t’i japim mesazhin e një ndryshimi të madh, e një përgjegjshmërie të madhe, e një ndryshimi i cili do të shkojë në ndihmë të qytetarëve, në ndihmë të rinisë, në ndihmë të interesave të diskriminuara.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.