Video/ Gjyshja që fluturon në qiell. 102-vjeçarja hidhet me parashutë nga lartësia 5000 metra

0
82

Kjo është hera e parë që ndodh, asnjë në moshën e saj nuk ka marrë guximin të hidhet me parashutë, por Irene e bëri edhe pse është plot 102 vjeç.

Arsyeja se pse 102-vjeçarja ka marrë këtë nismë është sepse disa vite më parë Irene O’Shea ka humbur vajzën e saj për shkak të një sëmundjeje që lidhej me neuronet.

Dhe ajo u hodh me parashutë për të mbledhur fonde në favor të shoqatës “Motor Neurone Disease Association OF South Australia” (MNDSA).

Për Irene, bëhet fjalë për hedhjen e saj të tretë me parashutë, e para ka qenë kur ajo ka festuar 100 vjetorin e saj.

 102-vjeçaria Irene O’Shea zyrtarisht u bë parashutistja më e vjetër në botë nga rreth 5.000 metra lartësi. Gjyshja super mbizotëronte mbi qiellin e Australisë për të mbledhur para për bamirësi.

Fondet e ngritura me këtë rast nga skydiver centenari do të dhurohen për zbulimin e kurës së sëmundjes  ALS, e cila i mori jetën e vajzës së O’Sheas.

 

https://youtu.be/zzqeGQWilUA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here