E thëna e të vërtetës nuk të sjell ndonjë fitim…

0
136
Nga Ilir Demaliaj 

‘E thëna e së vërtetës nuk sjell ndonjë fitim; po ka një ëmbëlsie më vete, sepse qetohet vetëdija kur fole ç’duhej të flisje.’ Faik Beu

Sot 76 vjet më parë, u largua nga kjo jetë, ‘Njeriu më euridit që kamë njohur, një enciklopedi që ecën me dy këmbë’ pati shkruajtur poeti, eseisti, dramturgu francez Gijom Apolinier.

Ky njeri që zbuloi flamurin e Skëndërbeut, që ishte kontribues i madh për alfabetin e Shqipes me komunikime te vazhdueshme me tjetrin gjigant të truallit shqiptar, me Homerin e Shqipërisë At Fishtën kryetarin e Komisisë Letrare te Kongresit Manastirit, ky maratonomak i pavarësisë, ky personalitet i rralle që linte me gojë hapur burra shtetesh dhe diplomatë, po ashtu dhe femrat që marroseshin mbas elokuencës e sqimës se këtij aristokrati të lindur, u largua nga kjo jetë në dëshpërim; Shqipëria ishte e pushtuar.

I vetmuar, financiarisht i kishin ngelur 15 dollarë… para largimit që ndjente, i shkruajti një testamet imzot Nolit, (me të cilin ishte grindur e pajtuar dhjetra herë) Lamçes se Vogël siç thirrej Sefulla Malishova;

‘Të nderuar zotërinj! Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më kini kuptuar më qartë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse ti Imzot Noli, ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuar Noli, ju të nderuar shqiptarë dhe ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.’

Boston 1942.

Regjimi kriminal i Enver Hoxhës nuk i’a lejoj eshtrat ti kthehen në atdhe. Ato u kthyen ne vitin 1995 ku pushojnë me nje tjetër vigan kombëtar që u kthyen më se fundi në Shqipëri me Mitd’hat Frashërin dhe vëllezerit Frashëri.

Në 15 shtator 1901, në revistën Albania shkruante:

‘Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit.’

Në funeralin e tij pati lënë gjithashtu amanet që mos zhvillohej ceceremoni fetare, megjithëse ky beu i Konicës ishte konvertuar në kotolik në Amerikë.

Amaneti i tij ishte që funerali të bëhej me muzikën e Vagner që ai e pëlqente aq shumë. Dhe ashtu u bë në 20 shtator pasi trupi i tij mbërriti nga Washington në Boston.

Ride of Valkyries që pëlqente aq shumë Faik Konica që u luajt gjatë funeralit të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here