Thirrja e fortë e Kryemadhit: Të hënën ti bashkohemi studentëve, protestë e madhe

0
102

Duket se kryetarja e LSI, shfaqet sot më e vendosur se kurrë, që zjarri I ndezur I protestës studentore të mos shuhet, nga mungesa e shpresës, nga mungesa e mbështetjes opozitare, nga të ftohtit dhe nga indiferenca.
Sipas disa burimeve, Kryemadhi ka vendosur, sipas natyrës së saj energjike të veprimit në terren, të “trokasë derë më derë dhe shtëpi më shtëpi”, në një tour të pazakontë në të gjithë Shqipërinë, duke riorganizuar bazën zgjedhore të LSI dhe për ti drejtuar pa komplekse, në pjesëmarrje dhe në mbështetje të “Kauzës së Studentëve”.
“O Sot o Kurrë!” ishte slogani i saj i nënvizuar me forcë në takimet që filluan në qytetin e Durrësit, por që do të vijojnë maratonë qytet më qytet dhe jo vetëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here