VIDEO/ Historike! Kosova bëhet me ushtri, Kuvendi miraton ligjin

0
103

 

Ditë historike për Kosovën. Tashmë shteti më i ri në Evropë është bërë me ushtrinë e tij. Pas vitesh nga shpallja e pavarësisë, Kosova diti të jetë e duruar dhe në fund të marrë vendime të mençura në shërbim të vendit dhe të forcimit të sigurisë.

Kuvendi i Kosovës miratoi ligjin që bën të mundur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Ligji u miratua me 106 vota pro, asnjë kundër. Në sallë kanë qenë të gjitha grupet parlamentare, përveç Listës serbe.

 

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite.

 

Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here