Protesta. Nuk mungojnë kërcënimet nga agjentët e SHISH…

0
141

Protesta studentore vazhdon në ditën e saj të 10-të.

Studentët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe presin vetëm miratimin, ndërsa nuk pranojnë dialog, por vetëm miratim.

Pas këtyre protestave, nuk mungojnë edhe incidentet dhe kërcënimet.

Përveç atyre shtetërore, ku kërcënohen prindërit dhe familjarët, në lojë janë futur edhe agjentët e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në fjalën e tij, njëri prej studentëve i cili ka qëndruar gjithë natën te kryeministria tregoi një episod të çuditshëm që i kishte ndodhur me punonjësit e SHISH.

‘I falënderoj ato të dy të shërbimeve sekrete që më kanë ndaluar mbrëmë.

I përshëndes nga sheshi për faktin se megjithëse u afruan në një mënyrë disi terrorizuese në fund pas bashkëbisedimit ja arrita ti bind se ne kishim të drejtë dhe kjo ishte e jashtëzakonshme.

Si përfundim u ndamë si miq, se miq ishim.

Këtu jemi për kauzën e gjithë shqiptarëve. Të rrimë larg politikave, krahasimeve se do të na dëmtojnë.

Ju bëj thirrje të rrini të bashkuar, larg interesave personale, partiake dhe interesave të çastit sepse ato nuk janë ideale’.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here