Dita e 10-të, studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

0
121

 

Sot protesta e studentëve hyn në ditën e 10. Disa prej tyre nuk i janë ndarë për asnjë moment protestës duke e gdhirë tërë natën në të ftohtë e shi para Kryeministrisë.

Siç kishin paralajmëruar, studentët u mblodhën sërish në Fakultetet e tyre për të marshuar më pas drejt godinës së kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Kushtet e këqija atmosferike nuk i kanë penguar aspak studentët të protestojnë.

Duke folur për gazetaren Klodiana Lala, disa studentë thanë se nuk do i ndahen protestës.

Studentët prej ditësh kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

8 14

Ndërkohë kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen  vetëm përmes dialogut. Presidenti Ilir Meta riktheu serish në Kuvend ligjin për buxhetin 2019, me qëllim që t’u jepet mundësi plotësimit të kërkesave të studentëve.

STUDENTËT E ELBASANIT DREJT TIRANËS, I BASHKOHEN PROTESTËS TEK KRYEMINSITRIA
Ora: 09: 55 Për të disatën herë radhazi, studentet e Elbasanit do t’i bashkohen protestës së bashkëmoshatarëve të tij në Tiranë. Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’ se ka qenë një grup i vogël studentësh ata që janë nisur drejt kryeqytetit. Ndërkohë, një grup studentësh të tjerë u mblodhën para Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’ ndërsa bënë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë. Ata u shprehën se: “Mësimi është bojkotuar jo për të mbushur kafenetë, por për të luftuar për të drejtat e tyre”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here