Denoncojnë studentët para Kryeministrisë: Rama po tenton të blejë 200 prej nesh që të takohet nesër me to

0
112

Studentët vijojnë të sfidojnë kushtet e vështira të motit, ku përpos temperaturave të ulëta, problematikë tjetër e shtuar janë edhe reshjet e shiut të cilat kanë qenë prezente gjatë ditës së sotme, por edhe gjatë mbrëmjes.

Nga bulevardi përballë kryeministrisë, studentë kanë deklaruar se shefi i qeverisë po tenton të blejë rreth 200 studentë, me synim që të takohet me ta nesër në Kuvend.

Studentët shtuan mes tjerash se do të demaskohen të gjithë ata që bien pre e kësaj duke shtuar se studentët të tillë që blihen dhe mashtrohen për një dialog, nuk do të jenën më pjesë e tyre.

“Edi Rama po blen studentë, rreth 200 studentë. U ka dhënë lekë për të realizuar gjoja një takim për dialog. Ata nuk janë pjesë e jona dhe ne do t’i demaskojmë. Nesër i ftojmë të gjithë të protestojnë”, thanë studentët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here