Standard.al

Tritan Shehu: Protesta e studentëve ka sjellë frymë shpresë. Reagimi i qeverisë komplet arrogant

0

Deputeti i PD

Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu në një prononcim për Gazeten Standard diten e djeshme u shpreh se protesta e studentëve është absolutisht në të drejtën e tyre. Ai theksoi se kjo protestë ka sjellë një frymë shpresë për vendin. I pyetur për qëndrimin e qeverisë për sa i përket protestës masive të studentëve, deputeti demokrat deklaroi se qeveria ka bërë një reagim komplet arrogant dhe aspak bashkëpunues. Ndërsa shtoi se vala e protestave që ka mbërthyer Shqipërinë janë të organizuar nga vetë qytetarët.

 

Intervistoi: Ermelinda Ndoja

 

 

1- Si e gjykoni ju protestën e studentëve prej më shumë se një jave?

 

Unë gjykoj që është absolutisht në të drejtën e studentëve, është një protestë e cila lidhet me arbitaritetin e opozitës në krye dhe në korriz të studentëve, është një protestë e cila kërkon të zhvendosi parimet bazë kushtetuese për të drejten sublime të qytetarëve shqiptarë. Është një protestë që ka sjellë një frymë të re, një frymë shpresë dhe që lidhet me përpjekjet, luftën, me qëndesën ndaj presionit, arroganës që është në rritje në këtë periudhë të qeverisjes së rilindjes. Studentët duhen mbështetur, dhe duhet parë si diçka shumë pozitive e përgjithshme shqiptare.

 

2- Si e komentoni reagimin e qeverisë në lidhje me tetë kërkesat e studentëve?

 

Reagimi i qeverisë është komplet arrogant, duke filluar që nga kryeministri absolutisht aspak bashkëpunes dhe në fakt kështu ka qënë në gjithë këtë periudhë, deri sa ka arritur puna në këtë çështje. Pra mendoj se përpara një qeverisje të tillë ka vetëm një rrugë, protesta e studentëve, zgjerimi i protestës, importimi dhe ndërgjegjëzimi i pjesës tjetër të popullsisë për të arritur sa më shumë suksese në gjitha planet.

 

3- Vendi ynë është përfshirë nga një valë protestash, cili është mendimi juaj për këtë revoltë   popullore ndaj qeverisë?

 

Po gjenerojnë një sërë protestash si protestat që po zhvillohen për çmimin e naftës. Vendi ynë ka çmimin më të lartë të naftës në Europë dhe ndër tre-katër vendet më të larta në botë dhe me cilësinë më të keqe. Pse? Për shkak të korrupsinonit, abuzimeve, taksave të larta të çmimit të naftës. Taksa që japin të ardhura dhe që nuk dihet se ku shkojnë, pra është një protestë krejtësisht e justifikuar. Po të marrimi protestën në Paris, kur çmimi i naftës u shtua vetëm me 80 lekë dhe të shohim se çfarë përpjekje bën qytetarët për të fituar betejn e tyre. Unë mendoj se të gjithë bashkë duhet të zgjidhet diçka me abuzivizmin, me mosrespektimin e dinitetit të njeriut, me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me varfërinë e thellë e cila ka mbuluar vendin.

 

4- Cili është vendimi i opozitës në lidhje me protestat që po zhvillohen në gjithë vendin?

 

Këto janë protesta të organizuar nga vetë qytetarët, megjithatë po të shikosh protestat shprehin një zemërimi të madh qytetarësh ndaj qeverisjes dhe besoj se kjo është shumë pozitive. Padyshim ne si forca kryesore opozitare, forca më e rëndësishme opozitare do bëj rolin e saj duke shfaqur alternativat, kërkuar të kanalizojë protestën për zhvillimet demokratike të vendit dhe jo drejt anarshisë, duke kërkuar të shtyjë protestën drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve shqiptarë. Gjë që padyshim do të arrihet me ndryshimet politike të mbajtur në Shqipëri me voten e lirë të shqiptarëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.