Thirrje nga banorët. Mos shkel ku nuk duhet, “Erion Veliaj po bën gabim fatal”…

0
132

Një protestues te Bregu i Lumit ka folur në lidhje me faktin se shtëpitë e lagjes ku ai jeton, bashkia dëshiron t’i shembë. Banori tha se kjo është e paprecedentë dhe se këta banorë nuk do të lejojnë që të shkatërrohen shtëpitë, pasi janë bërë me gjak dhe djersë.

“Erion Veliaj duhet ta dijë se ne shtëpitë tona i kemi bërë me gjak dhe djersë. Ne nuk i lëshojmë banesat tona dhe as pronën e tokën tonë. Për së gjalli njëherë jo, nuk i lëshojmë. I bëj thirrje kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë, që hajde na shpronëso dhe na jep paratë e dëmshpërblimeve. Edhe njëherë bëjmë thirrje: Mos shkel ku nuk duhet. Ne i bashkohemi edhe protestës së studentëve, edhe protestës së Astirit, edhe të Shkozës dhe kudo. Ne nuk dorëzojmë shtëpitë tona, që janë bërë me gjak dhe djersë, jo së paku pa na dëmshpërblyer një më një”, tha banori. “Duam shpronësimin, duam shpronësimin”, thanë në kor banorët.

Ata thirrën më tutje: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Më tej ata vijuan të thonë: “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here