Sezonin e ardhshëm 2019-2020 klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin…

0
140

Sektori i Liçensimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informoi të gjithë klubet se ka filluar procesi i liçensimit të klubeve aplikante për një liçensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2019-2020. Procesi përfundon më 31 Mars 2019, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për liçensë duhet të paraqesin në Sektorin e Liçensimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriteret e tjerë.

Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar në seminarin e parë që organizohet më datë 20 Dhjetor, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here