Protesta/ “S’duam negociata!” “Jemi në dietë nuk i hamë më gënjeshtrat”

0
106

Sërish sot marshimi i studentëve nisi nga të gjitha universitetet për tu ndalur para parlamentit në ora 10:00. Ndërkohë policia dhe FNSH rrethuan Parlamentin që herët në mëngjes. Studentët e Korpusit u pritën përpara kryeministrisë nga një grup i vogël studentësh që qëndruan gjithë natën aty.  Ndërkohë një grup tjetër të rinjsh qëndruan gjithë natën para ministrisë së Arsimit.

Studentët e mjekësisë fillimisht zbritën në qendrën universitare “Nënë Tereza” ku bënë thirrje për bashkim.

Të shoqëruar në distancë nga policia ata janë bashkuar me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Më pas studentët e Filologjikut dhe Ekonomikut përshkuan rrugën e Elbasanit në këmbë. Pranë tyre mbërritën studentë nga Elbasani, Durrësi e Shkodra.

Thirrjes së Ramës për dialog i janë përgjigjur “S’duam negociata!”. Me ta i janë bashkuar dhe qytetarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here