Protesta/ Banorët e Bregut të Lumit, “Mbrojmë shtëpitë tona”. “O dorëzohu, o largohu”

0
111

Protesta kanë përfshirë Tiranën dhe Shqipërinë dhe ato kanë të bëjnë me kauza të ndryshme. Ndërsa vazhdojnë protestat e banorëve te Unaza e Re, sikundër edhe ajo e studentëve, një tjetër protestë po zhvillohet nga banorët e Bregut të Lumit.

Banorët e kësaj zone janë ngritur kundër qeverisjes dhe pushtetit lokal. Ata kërkojnë që të mos prishen shtëpitë ose të marrin dëmshpërblim 100 për qind për prishjet. “Mbrojmë shtëpitë tona”, “Shtëpitë tona do i mbrojmë me gjak”, “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, ishin disa thirrje të tyre. Banorët thanë se kjo që po ndodh është e paprecedentë dhe ndaj po reagojnë.

Këta banorë dhe qytetarë kanë marrë mbështetje edhe nga deputetë opozitarë. Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se ajo dhe partia ku aderon do të jenë gjithmonë me banorët, që ata të marrin dëmshpërblime. “Sot gjithë Shqipëria është në protestë. Të gjithë janë për kauza të drejta. Kanë të drejtë banorët e Astirit, kanë të drejtë studentët, kanë të drejtë banorët e Shkodrës, Kavajës, Lezhës, të gjithë që ngrihen për çmimet e naftës , ushqimeve dhe artikujve në vend, që janë në nivel realisht rekord. Banorët këtu te Bregu i Lumit duhet të dëmshpërblehen një më një nga Bashkia dhe qeveria”, u shpreh deputetja Tabaku.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here