Ish-ministri i Venezuelës humb jetën në burg

0
99

Ish-ministri i Venezuelës për Naftën Nelson Martinez ka vdekur prej ndërlikimeve shëndetësore në burg, pas akuzave në drejtim të tij për korrupsion.

Martinez, i cili gjithashtu shërbeu si president i firmës shtetërore të naftës PDVSA dhe degës së tij të Shteteve të Bashkuara, Citgo Petroleum, u arrestua më 30 nëntor të vitit të kaluar si pjesë e një hetimi gjithëpërfshirës të mashtrimit, katër ditë pasi presidenti Nikolas Maduro e hoqi atë nga pozita e tij. “Nelson Martinez vuante nga një sëmundje kronike serioze, përparimi i së cilës e rëndonte gjendjen e tij dhe çoi në vdekjen e tij”, tha të mërkurën Zyra e Prokurorisë, duke mohuar se Martinez ka vdekur prej kushteve të qelisë.

 Martinez ishte transferuar në një spital ushtarak nga burgu për shkak të problemeve të veshkave. Ai kishte pësuar sulm në zemër.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here