Arroganca e Ramës: Studentët që nuk dorëzohen as nga i ftohti, nuk janë studentë

0
135

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në “Opinion”, ku është vënë përballë një përmbledhje të kërkesave, ankesave dhe komenteve që studentët bënë një natë më parë po në këtë studio, ku ndër të tjera kanë treguar se detyrohen të punojnë shitës apo të largohen për të mbuluar shpenzimet.

I pyetur nga Fevziu se përse nuk po i plotëson këto kërkesa dhe përse i lë në të ftohtë për 8 ditë, duke i kujtuar se ai është edhe vetë prind, Rama tha se edhe vajza e tij dhe e Lindës, ka punuar recepsioniste turn i tretë, kur ishte me studime jashtë, për të mbuluar shpenzimet.

Ndër të tjera Rama është shprehur se nuk kërkon dialog nga ata studentë që rrinë gjithë natën jashtë kryeministrisë dhe ndezin zjarre, por nga ata që janë në shtëpi, pasi këta të parët, sipas tij janë të financuar nga partitë politike.

“Ata që janë tani te zjarri, le të rrinë aty edhe 10 vjet. Në cilën familje, i thuhet prindërve unë kam këto kërkesa, dhe unë nuk pranoj që të bisedoj, mbaroni këtë punë dhe pastaj do flasim? Në cilën demokraci e keni parë ketë? Në asnjë vend s’ka bërë vaki.

Këta që janë aty te zjarri tani, janë të financuar. Me ushqime e batanije. Janë të dërguar nga partitë dhe këtë e vërtetoj. Unë flas për ata që nuk janë aty dhe që janë mijëra të tjera që i kanë ngritur këto kërkesa”, u shpreh Rama në Opinion, përballë një paneli gazetarësh, dhe pedagogësh.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Pse nuk ua plotëson kërkesat? Pse i le në të ftohtë 8 ditë? Dje dhe pardje kanë ndezur zjarr. Jeni prind edhe vetë…

Rama: Faleminderit që ma kujtove këtë, por mu kujtua që vajza jonë kur shkoi për studime punonte turn i tretë recepsioniste për të mbuluar shpenzimet, sepse nuk është vetëm këtu, por në të gjithë botën.

Sikur të ishte e vërtete që të gjithë punojnë, Shqipëria do ishte shumë ndryshe.

I pyetur pikën e parë të kërkesës kryeministri ka deklaruar se si për buxhetin ashtu edhe përgjysmimin e tarifave të studentëve duhet të dialogohet, pasi nuk mund të realizohen menjëherë.

Fevziu: Për rritjen e Buxhetin 5% bëhet apo nuk bëhet?

Rama: Bëhet, por për një kohë shumë të gjatë.

Rama deklaroi se nga përgjysmimi i tarifës mund të përfitojnë të gjithë lehtësira, por s’mund të ketë përgjysmim për të gjitha kategoritë.

Sipas Ramës përgjysmimin ju takon studentëve ekselentë, atyre me aftësi të kufizuara dhe studentëve që vijnë nga familje në nevojë.

 


360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here