Të dyfishohet buxheti arsimor, studentët në kushte mizerabël

0
80

 

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka dalë në një konferencë për mediat kua ka folur për ligjin e arsimit të lartë dhe ndryshimet që grupi parlamentar i LSI-së propozon.

Vasili tha se  propozimi i deputetëve të LSI-së është të dyfishohet buxheti arsimor dhe të sigurohen kushte më të mira për studentët.

“Duke propozuar dialog që do të thotë shitblerje me premtim boshe dhe mbajtje gjallë  të problematikave aktive.

Deklarata për media e Kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili

I gjithë opinioni publik është sot më i shqetësuar se kurrë për situatën tepër të rënduar, kritike dhe skandaloze në të cilën ndodhen universitetet shqiptare dhe arsimi i lartë në Shqipëri. Gjë që ka motivuar me plotësisht të drejtë mbajtjen e kësaj proteste të pandalshme masive të studentëve anë e mbanë vendit. Përkundrejt një proteste legjitime, parimore të ndershme dhe të sinqertë të studentëve, përballë tyre është një Kryeministër mashtrues, manipulator dhe që kërkon me çdo mjet të zgjidhë dhe të shuajë hallin e radhës duke propozuar të ashtuquajturin dialog që do të thotë shit-blerje me premtime boshe dhe mbajtje gjallë  të problematikave kritike, të cilat kanë kërcënuar në themel Arsimin e Lartë dhe fatin e mijëra e mijëra të rinjve, për të cilët Arsimi i Lartë po kthehet në  një mollë të ndaluar, po kthehet në një makth dhe aq më shumë ata të cilët vazhdojnë studimet të jetojnë në një situatë mizerabël të papajtueshme jo me Shqipërinë por me vendet më të prapambetura të globit. Për ti dhënë fund farsës së gënjeshtrave dhe mashtrimeve, të ashtuquajturit dialog në skutat e errëta të Kryeministrisë dhe nën presionin e parave dhe shantazheve gjithësoj. Zgjidhja e vetme është vetëm një. Fiksimi dhe marrja e përgjegjësive me ligj. Ligji është detyrim. Ligji është obligim. Ligji është një detyrim i patjetërsueshëm për zbatim. Ndaj në emër të Grupit Parlamentar dhe në mbështetje të propozimit të dy deputeteve, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi, janë zbërthyer në ndryshime ligjore, në fiksime në ligj, jo në fjalë, jo në dialoge bosh, jo në premtime mashtruese, jo hedhja e ditëve që kemi përpara dhe pastaj qeshja mbi kurrizin e studentëve të cilët do të thotë kryeministri, i mashtrova siç desha. Pikërisht përballë tyre kemi këto ndryshime ligjore që konsistojnë në: Dyfshimin e totalit të shpenzimeve buxhetore për Arsimin e Lartë. Dhe së dyti dyfishimin e shpenzimeve buxhetore për fondet për shkencën. Dhe njëherazi një hap tjetër shumë i rëndësishëm fondamental, krijimi i fondit të emergjencës ne Arsimin e Lartë me vlerë 5 miliardë lekë, i cili u jep përgjige kushteve mizerabël me të cilat përballen studentët tanë. Ku qindra studentë duhet të kenë vetëm disa tualete. Ku janë të obliguar të jetojnë 6-8 vetë në një dhomë, në kushte të paperceptueshme, të paimagjinueshme të një mizerabiliteti të tillë në vitin 2018. Këto ndryshime në buxhet vënë e zeza mbi të bardhë paratë të cilat duhen për ta bërë këtë ndryshim dhe jo për të bërë kozmetikën e radhës, lyerjen e murit të radhës, krijimit të filmimit të radhës nga Kryeministri dhe të mashtrimit të radhës. Këto njëherazi plotësojnë pikat 1,4,5,6,7 dhe 8 të kërkuara nga studentët. Njëherazi,me propozimet për ndryshimin në ligjin e arsimit të lartë, sigurohet qartësisht përfaqësimi i studentëve në forumet e vendimmarrjes dhe në bordet e administrimit. Syri dhe kontributi i studentëve të pastër dhe të ndershëm i jep një erë të freskët dhe pastron Universitetin nga çdolloj maskiliteti dhe akraballëku dhe u jep atë rol që studentët kanë, pasi universitet pa studentë nuk mund të ketë. Edhe unë studentë të përjashtuar nga vendimmarrja gjithashtu nuk mund të ketë. Këtu është prova e së vërtetës. Kjo ndan fjalët, logjet nga mashtrimi, pasi e fiksuar në ligj është detyrim fjalë të gatuara në kuzhinat e pështira të Edi Ramës, që janë thjesht mashtrimi i radhës dhe është një provë e madhe integriteti për secilin deputet, pasi këto ndryshime do të ishin gjëja më e natyrshme në botë që të kishte votën e 140 deputetëve.

Unë nuk e imagjinoj dot një koleg deputet apo kolege në sallën e Kuvendit, të cilët do të votonte kundër financimeve për studentët,  për jetën e tyre, për arsimimin e tyre, që diploma e tyre të marrë vlerë.

Nuk mund ta imagjinoj dot që do ndodhte njëherë nëse ndonjëri do votonte kundra pasi 74 apo 75 deputetë të mazhorancës nuk iu është dridhur dora duke votuar ligjet për të vjedhur pronën publike siç qe ligji për Teatrin e për të vjedhur 200 milionë euro, nuk e kuptoj dot se si kanë votuar për koncesione pafund. Se si qeveria vjedh te Unaza e Re 30 e ca milionë euro me një dorë, haptazi,qartë duke mashtruar edhe autoritetet  amerikanë, të tërë këto para janë një badëlli e madhe parash dhe financimi për arsimin e lartë nuk është asgjë në raport me shpërdorimin  e jashtëzakonshëm që ndodh, ku në raport me buxhetin do të shpenzojë nga 46%, vetëm 1% për këto ndryshime të domosdoshme.

Sot pra është dita e së vërtetës. Në qoftë se kushdo nga deputetët përfshirë dhe kryeministrin, i cili ka autoritetin e kryeministrit të vendit, duan të thonë qartë që i thonë stop mashtrimit dhe gënjeshtrës, dita e ndarjes është o e vënë fiksimin e  tyre në votimin me ligj, pra një detyrim të cilën nuk ia kapërcen dot kush cilido qoftë kryeministri, cilado qoftë mazhoranca ose thjesht një mashtrim i poshtër që do riciklonte 30 vite të tjera mizerje mbi kurrizin e qytetarëve dhe studentëve dhe do të ligjëronte shpartallimin, shterimin e gjithë kualitetit intelektual të Shqipërisë, bërjen e Shqipërisë për studentët dhe për të rinjtë një vend i huaj, nga të cilën do largoheshin dhe zgërdhirjen e qeverisë, e cila do kalonte në hallin e radhës, por do krijonte pastaj premisat e shkretëtirës që nuk ndalet pa mbarim.

Ndaj, këtu ndahen të vërtetat. Këto të vërteta s`kanë nevojë për dialog. Qëndrimi i ndershëm është pro atyre, të cilët i konfirmojnë dhe i vendosin atje. Të gjitha logjet e tjera janë thjesht dhe vetëm shkarje nga përgjegjësitë, devijim nga përgjegjësitë dhe përgatitjen e mashtrimit madhështor të radhës, për të cilën provat e kësaj qeverie kanë  qenë pafund dhe riciklimi i tyre ka qenë mjerim pafund për popullin në përgjithësi, por në rastin konkret për studentët në veçanti.

Ndaj, koha për të votuar 140 së bashku që më së fundmi kjo shëmti publike, ky arsim i lartë që rrënohet dhe këto kushte të studentëve të cilat shkojnë e mjerohen gjithmonë e më shumë, është sot.

Faleminderit të gjithëv

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here