Sherri tek Partizani-Tirana. Godet Komisioni i Disiplinës, ja çfarë ka vendosur…

0
185

Komisioni i Disiplinës ka goditur fort episodin e shëmtuar të sherrit masiv në të cilën u përfshinë Partizani e Tirana, fillimisht në ndeshjen e U-17 dhe më pas në U-19, në të njëjtën ditë. Ashtu si pritej, Disiplinori pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar skuadrat dhe protagonistët negativ të ngjarjeve që njollosën futbollin në fundjavë.

Dënimin më të rëndë e kanë marrë lojtari i Partizani U-19, Joan Cela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, ai i Tirana U-17, Erigers Karaj, për të njëjtin motiv, duke u ndërshkuar me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti secili.

Ashtu si parashikon rregullorja, për një episod të gjykuar në fushë nga arbitri nuk aplikohen pamjet filmike. Kjo gjë ka shpëtuar Tefik Osmanin e Teutës dhe Ardit Hila të Partizanit, që u përfshinë në një mungesë fair play, me lojtarin e Teutës që e kapi për fyti atë të Partizanit, që u përgjigj duke e goditur me grusht në stomak.

Nga ekipet e Superiores, Kukësi është dënuar vetëm me 100 mijë lekë gjobë, pas hyrjes së tifozëve në fushë pas ndeshjes me Skënderbeun.

VENDIMET

1. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozëve ,në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. KF “Besa”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (nje) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

3. Detyrohet KF “Tomorri” të shlyej dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes të stadiumit “Besa”.

4. Lojtari i KF “Shkumbini”,Alban Byzhyti, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Albpetrol”,Edison Kapo, për sjellje jo spotive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Shkumbini”, për dështim në përmbushjen e përgjëgjësive, hyrjen në fushën e lojës të personave të pa autorizuar duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve në fushe asnjanese pa spektatore.

7. Lojtari i FK “Partizani” U-19, Klevi Karati, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pese) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i FK “Partizani” U-19, Joan Cela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. FK “Partizani” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

10. KF “Tirana” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

11. Lojtari i KF “Iliria” U-19 ,Servidion Maloku, për sjellje të jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. KF “Shkëndija Tr” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

13. KF “Iliria” U-19, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

14. Zyrtari i “Football Republic” U-19, Nikolin Coclli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Zyrtari i “Football Republic” U-19, Lisander Zhupa, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/2/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i FK “Partizani” U-17, Gerald Cami, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i FK “Tirana” U-17, Argent Avdiu, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i KF “Partizani” U-17, Brajan Marku , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 8(tete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Lojtari i KF “Tirana” U-17,Erigers Karaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 10(dhjete) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

20. Zyrtari i FK “Partizani” U-17, Marko Pelinxhi, per provokim te publikut dhe për protesta ndaj vendimeve te arbitrit, në bazë të Nenit 53 dhe 56/1/a të KDS, dënohet me 4(kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

21. FK “Partizani” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

22. KF “Tirana” U-17, për sjellje të gabuar të spektatoreve,në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatore, si dhe me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.

23. KF “Teuta” U-17, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos marrje të masave organizative, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.

24. KF “Oriku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Apollonia” U-17,në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3-0 (tre me zero) si dhe zbritjen e 3(tre) pikëve nga klasifikimi.

25. Lojtari i KF “Shkëndija ” U-17/b , Ticjano Skodra , për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26. Lojtari i KF “Olimpiku Durrës” U-17,Arjel Taullaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

27. Pranimin e kërkeses së lojtarit Rei Qilimi. Detyrohet KF “Tirana” të ekzekutojë vendimin Nr.15 datë 11.10.2018 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet KF “Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.

28. Lojtari i KF “Tomorri” Ervis Caco,për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese ndaj zyrtarëve të FSHF-së, në bazë të Nenit 10, 41,44/3 të Statutit të FSHF si dhe Nenit 72,76/1/c te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

29. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19, Xhoi Hajdëraj, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

30. Rrëzimin e kërkesës së KF “Orikumi” U-19, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

31. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Shkëndija Tr“ U-19, Brokli Ceka, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

32. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit KF “Vlora“ U-19, Ardi Koço, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here