FOTO/ Studentët nuk dorëzohen, brohorasin: S’ka dialog!

0
85

 

Edhe pse ultimatum i djeshëm i venë ndaj qeverisë nuk funksionoi, studentët ende nuk tërhiqen në Lëvizjen e tyre.

Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar plotësimin e 8 pikave të kërkesës së tyre.

Studentët sërish kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për dialog, duke u përgjigjur se nuk do të ketë asnjë bisedim por veç plotësim të kërkesave të tyre.

Ndërkohë ndryshe nga ditët e tjera, sot studentët nuk kanë pasur pankarta por fletë të bardha formati në duar. Nuk ka as fjalime me megafon, as folës.

Studentët kanë bërë thirrje të mos ushtrohet dhunë. Ata kanë theksuar se nuk do të bllokojnë rrugët sepse protesta e tyre është qytetare. Një mesazh i tretë ka qenë thirrja ndaj prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës por edhe ndaj qytetarëve të tjerë.

Në Tiranë, një grup studentët janë mbledhur tek Korpusi universitar, ndërkohë që disa studentë kanë qëndruar gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se studentët e mjekësisë dhe shkencave kanë shkuar drejt Kryeministrisë, ndërsa Gjeologjiku, Filologjiku dhe Artet tek Ministria e Arsimit.

Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve. Ata kanë shkuar para kryeministrisë ashtu si edhe studentët e Bujqësorit dhe një pjesë e Inxhinierisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here