Foto/ Kuvendi ndryshon ligjin për buxhetin e vitit 2019

0
125

Pas dorezimit te amendamenit te ligjit per Arsimin e Larte  te deputetve te LSI-se ne Kuvend nga Floida Kerpaci dhe Kejdi Mehmtaj Kuvendi ka vendosur qe te beje disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për buxhetin e vitit 2019.

 

 KUVENDI  

PROJEKTLIGJ

 

 

Nr. _____, datë ____/ _____

 

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN  “PËR BUXHETIN E VITIT 2019

 

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e dy deputetëve,

 

 

K U V E N D I

I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin “Për Buxhetin e Vitit 2019”, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

 

Neni 1

 

Në tabelën 1 që i bashkëlidhet nenit 10 të ndryshohet totali i shpenzimeve buxhetore për zërat Arsim Universitar dhe Fonde për shkencën si më poshtë:

 

Totali i Shpenzimeve Buxhetore për Arsimin Universitar  të bëhet 14.909.916.000 Lek.

Totali i Shpenzimeve Buxhetore për Fonde për Shkencën të bëhet 1.240.000.000 Lek.

 

 

Neni 2

 

Nën nenin 15 të shtohet neni 16 me përmbajtje:

Krijohet Fondi i Emergjencës në Arsim me vlerë 5 miliard lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë i cili do të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës të “Shoqërive të Trajtimit të studentëve në Tiranë dhe në Rrethe” dhe infrastrukturës universitare në përgjithësi.

 

 

Neni 3

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletore zyrtare”.

 

 

 

KRYETARI

 

GRAMOZ RUÇI

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here