Bëni detyrën ndaj studentëve, mos gjakosni bulevardin…

0
135

Nga Majlinda Keta

Pse? Studentët shprehin e kërkojnë në emër të “lumturisë” qe ka krijuar qeverisja pro PPP alla oligarke për gjithë shqiptarët. Ato protestojnë për 140 dragonjtë e Parlamentit që nuk dalin të kërkojnë ndjesë publike për gjëmën që i bënë Arsimit të Lartë, ndërsa e votuan, ndonëse qindra e qindra fletë me mendime e sugjerime pedagogësh, orë të tëra të opinioneve dhe debateve të tyre në media parashikuan këtë gjendje që i çoi studentët në protestë. Studentët sigurisht do të protestojnë me profile nga më të ndryshmet ku ato e dimensionojnë aktivitetin e tyre, sepse ju baballarët e Politikës i doni të jenë anëtarë të partive tuaja qysh 16 vjeç; i “ organizoni” si think tank OJF duke i mbështetur me fonde nga më të çuditshmet dalë nga minierat tuaja qeverisëse, ato që i përdorni në zgjedhje universitetesh nën sigla nga më absurdet dhe antishtet, sepse vuani të kapni dhe udhëheqësitë e tyre studentore dhe akademike, kapët Bordet e Administrimit me njerëz të qokës institucionale, firmosës të aferave pranë institucioneve (edhe arsimore) por ato janë dhe mbeten studentë.

Ata revoltohen dhe tentojnë t’ju japin ultimatume aq sa mund të japë ultimatum një masë studentore që ditën e mbyllin me 2 byrekë pasi alternojnë mësimin dhe punësimin vizionar tuajin në Call Center, Fasoneri…që të shohin më pak lot në sytë e nënave, ndërsa nuk munden t’i mbështesin jetesën e shtrenjtë në Tiranë dhe qytetet ku ato janë; japin ultimatum me aq sa i keni mundësuar në cilësinë e artë të arsimimit parauniversitar që gjuhën shqipe, strukturën e të menduarit ja kane katandisur në pikat e veta më ekzistenciale, kjo, pasi ja u vjedhin kollaj lirinë; japin ultimatum ato që edhe kur hiqen nga protesta grupe studentësh, pedagogë të korruptuar, politika dhe mercenarët politikë në auditore, ju urdhëroni të futen nga dritaret dhe më keq, i gradoni në vendimmarrjet për në administratë publike duke ja lënë mbi kokë prindërve të tyre; japin ultimatum ata që Kryeministri i vendit i certifikon “ngelësa” dhe uron që t’i hanë kokën njëri tjetrit…pra një ftesë për dialog konstruktiv.

Bëre mire KM që i shkarkove njerëzit qokë të tutë nëpër Borde Administrimi. Nuk ta justifikuan besimin, i dhe më shumë se sa mbajnë, i ngarkove me 5 a 6 pushtete politiko ekzekutive dhe nuk i mbajtën dot…këtë e dini ju si KM më mirë. Unë di një gjë që nuk bënë asgjë se ato realisht, më së shumti, ishin pjesë e çorbës Ligj dhe as ja u ndjente për universitetin si e mirë publike, por thjesht si biznes. Mbaju konceptit se Universiteti është e mirë publike se duhet për këtë vend, por edhe se pretendon se je i majtë, social progresiv.

 Ata nuk kanë dhëne ultimatumin që meriton t’i jepet kësaj politike që prodhuat ndaj shkollës, universitetit, femijës në nevojë, me aftësi të kufizuara, ndaj studentit që përcaktoni se ku duhet të shkojë në auditor nga Matura Telebingo Shtetërore sepse duhet t’i bëni qokën edhe pronarëve të universiteteve media apo lavatriçe oligarkësh, ndaj mësuesit që e keni kthyer në një sekretar shkresash duke ja vështiresuat punën direkte me fëmijën në klasë e jashtë saj, ndaj pedagogut që e keni depersonalizuar me rroga të paindeksuara qysh nga 2004, me detyrime pagesash për konferenca e artikuj brenda dhe jashtë vendit, me çmime sa gjysma e rrogës që të mbajnë vendet e punës. Ndërkohë që duhet të mbajnë familjet e tyre ……dhe sot habiten e çirren varrmihësit e universitetit kundër tyre, ndërsa e ushqyen korrupsionin në universitete me këto politika! Unë jam një pedagoge me zë në vite kundër kësaj politike në arsim. Ndjehem mirë që studentët e këtij dhjetori janë rebelët ndaj korrupsionit në mënyrën si i normuat ju me Ligjin dhe VKM e famshme tuajën, menaxhimin e universitetit dhe AL, pa i monitoruar dhe debatuar kurrë hallet e studentëve nga kapitalizmi juaj për universitetin dhe autoritarizmi juaj, ndërsa komunikoni me të me ligj, vkm, udhëzime, media dhe ngjarje…… pa dëgjuar askënd.

Bëni atë që duhet! Sot. Dilni të gjithë bashkë, ashtu si ua votuat Ligjin pa dëgjuar askënd, dhe kërkojuni ndjesë studentëve, pedagogëve, familjeve të studentëve për këtë situatë në arsimin e lartë e më gjerë duke i premtuar: Sot, ne do të votojmë në Parlamentin e jashtëzakonshëm iniciativën për të bërë rregullimet në ligj;

Sot qeveria do çojë në parlament kërkesën për rishikimin e buxhetit 2019, ku arsimit të lartë duhet t’i atashohet shtesa për kërkim shkencor dhe fonde për kushtet e jetesës studentore. Bëjeni këtë për një fakt të madh e të nderuar për të gjithë ne. Këta studentë protestues i kemi në vatrat e tyre familjare, pranë universitetit shqiptar, i japin jetë qyteteve tona, në këtë vend. Nuk kanë emigruar. Bëjini që ta duan këtë vend se politika, jo vetëm i përdor për slogan e rreshta, por edhe i konsideron dhe ju shërben. Bëni detyrën sot ndaj tyre! Ata nesër do mundësojnë demokracinë universitare bazuar në votë, të drejtat e njeriut dhe pluralizëm idesh. 140 votat tuaja sot në seancë urgjente zgjidhin situatën kritike në gjithë Shqipërinë. Studentët tashmë e kanë fituar kauzën e tyre. Ju mos digjni sërish Shqipërinë e as mos guxoni t’i gjakosni rrugët e bulevardet e protestuesve, që tani janë shumë më tepër se studentët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here