Thirrja e Bashës: Tu çojme batania dhe ushqim studentëve që do kalojnë natën jashte duke protestuar.

0
111

Nga Lulzim Basha:

Dhjetëra studentë kanë vendosur të kalojnë natën para ndërtesës së Kryeministrisë në të ftohtë. Po ju drejtohem si prind qytetarēve të Tiranës: studentët që kanë vendosur në mes të të ftohtit të kalojnë natën jashtë në kushte të padurueshme. Mendoni si për fëmijët tuaj, sot duhet t’u çojmë atyre mbulesa dhe ushqim.

Ndërsa nesër ftoj të gjithë prindërit, qytetarët t’ju bashkohen protestës së tyre. Është protestë për dije, është protestë për dinjitet, është protestë për një të ardhme më të mira për ta. Tashmë ajo është edhe një protestë kundër arrogancës dhe shpërfilljes ekstreme të një qeverie që i ka braktisur me kohë njerëzit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here