Si u themelua PD nga godina numër 6 e Qytetit Studenti?!

0
99

Partia Demokratike përkujtoi ditën e sotme themelimin e saj. Ish-Kryeministri Sali Berisha, në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, tregoi detaje nga themelimi i kësaj partie.

Sali Berisha tregoi se partia që ai drejtoi për vite të tëra është themeluar pikërisht në Qytetin Studenti. Ai zbuloi detaje nga kjo ditë.

 

Pasi studentët u kthyen nga takimi që kishin në Pallatin e Brigadave me Ramiz Alinë dhe në Qytetin Studenti i priste e gjithë Tirana, në datën 11 në darkë. Në atë miting e ka marrë fjalën Arben Imami, i cili ka përshëndetur me 3-4 fjali. Azem Hajdari dhe ai përshëndeti. Më pas e mora fjalën unë, duke bërë një përshëndetje të shkurtër. Sapo mbarova fjalën i futa krahun Arben Imamit. Më tha: çfarë do të bëjmë? I thash që do të themelojmë partinë. Qëndruam në godinën numër 6 të Qytetit Studenti. Aty është edhe momenti ku është themeluar partia dhe jo në shtëpinë e zotit Pashko. Aty munguan dy tre elementë dhe ata pretendojnë se u themelua një ditë më pas. Por ne aty kemi një episod të pavdekshëm. Pasi debatuam për emrin dhe vendosëm ta quajmë Partia Demokratike, njeriu i vetëm që kërkonte procesverbalin që e mbante Ilenja Mëhilli. Ai i thotë, më sill procesverbalin se do ta shkruaj me stilografin tim në mënyrë që ta kem kujtim dhe kështu bëri. Duhet të pranojmë se të nesërmen shtëpia e tij u bë pothuajse selia e PD sepse kishte edhe hapësirë. Ndërkohë, regjistrimi është bërë një javë më pas”, tregoi Sali Berisha.

Por më tej, Berisha tha se më mirë PD në atë kohë mund të quhej një front se sa një parti politike. “Kur ne jemi themeluar nuk ishim parti, por ishim lëvizje. Në datën 19 unë kam thënë se ne jemi front. Më pas ne u shndërruam në një front antikomunist, por kjo kishte një kosto, pasi në përbërjen tonë kishte dhe nga ata që nuk mendonin kështu”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here