Përshkallëzohet protesta. Studentët nisen drejt…

0
108

Ora 16:00 shënoi përfundimin e ultimatumit të caktuar nga studentët për qeverinë. Në ditën e shtatë të prostës së tyre, para Ministrisë së Arsimit, studentët u shprehën të vendosur se nuk do të dialogojnë me kryeministrin Rama, por kërkuan prej këtij të fundit plotësimin e kërkesave të tyre.

Pasi u mor vendimi i tyre me votë, studentët kanë nisur nga masa e parë e përshkallëzimit, bllokimi i rrugëve, duke marshuar drejt Zogut të Zi.

Si në gjithë ditët e protestës edhe sot marshimi nisi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Në ditën e shtatë të protestës së tyre, studentët e të gjitha Universiteteve publike janë mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit, ndërsa aty pritën për disa orë me radhë deri në përfundim të afatit që i kishin lënë qeverisë ‘Rama’.  Studentët i kishin parashtruar 8 kërkesat e tyre Ministrisë, por deri më tani nuk ak pasur asnjë reagim nga qeveria.

Ata e kanë nisur me këndimin e Himnit Kombëtar dhe më pas me parulla për plotësimin e kërkesave të tyre, kryesisht uljen e tarifave. Studentët e gjeologji minierave janë me kaska të verdha, ndërsa studentët e arteve kanë marrë veglat muzikore.

Ndërkohë ka nisur marshimi nga të gjitha fakultetet, drejt rrugëve që të shpien për në Ministrinë e Arsimit, atje ku është protestuar prej një jave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here