Në mes të ftohtit, studentët para Kryeministrisë do e gdhijnë

0
116

Nen temperatura teper te ulta, studentët po vijojnë protestën të bashkuar para Kryeministrisë. Janë të vendosur dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimit të tyre për të realizuar të gjitha kërkesat që I kanë vendosur qeverisë.

Çdo minutë që kalon rrit numrin e studentëve që protestojnë tek kryeministria. Ndërsa protesta tek ministria e Arsimit është mbyllur për ditën e sotme, numri i studentëve që i bashkohen shokëve të tyre tek kryeministria është në rritje.

Ka një numër studentësh që vazhdojnë të protestojnë tek Zogu i Zi, por numri më i madh është poshtë zyrës së Edi Ramës. Te kryeministria, ashtu paqësisht, duhet të vijnë të gjithë studentët e këtyre 7 ditëve në mënyrë që Rama te mos justifikohet se ‘ja, u ndanë në grupe!’.

Kryeministria mbetet zgjidhja finale, sepse ashtu duke u parë me kryeministrin, përballë, paqësisht, ai do të detyrohet të firmosë 8 kërkesat dhe më pas studentët fitojnë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here