Friday, March 29, 2024
Home Sport Akuza për vrasje, hetohen dy mjekë për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës

Akuza për vrasje, hetohen dy mjekë për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës

0
100

Dy mjekë nga spitalet publike të Firences dhe Cagliarit janë nën hetim, me akuza për vrasje. Kjo ka të bëjë me rastin fatkeq të Davide Astorit dhe del e dukshme nga hetimi i bërë prej prokurorit të Firences për vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës. Ky i fundit u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Udine, më 4 mars, kur ishte i grumbulluar me skuadrën e tij.

Të dy profesionistët e fushës duhej të ishin kujdesur për aftësinë shëndetësore të futbollistit. Një pikë kthese në hetimin e magjistratëve toskanë, që vjen pas paraqitjes së ekspertizës së porositur nga hetuesit, për të përcaktuar nëse ajo që goditi Astorin mund të diagnostikohet.

Hetimi, gjithashtu, ka të bëjë me një mjek, që shërbente në klubin e Cagliarit në vitet kur Astori luante atje, para se të zbriste në Romë dhe pastaj te Fiorentinë. Hetimi mjekësor i klubit vjollcë nuk është përfshirë. Sipas medias italiane, Astori ka kryer vizita mjekësore te dy mjekët, emrat e të cilëve nuk bëhen ende publikë, një vit para se të ndodhte tragjedia. Dhe nga kontrollet mjekësore është vërejtur se zemra e tij nuk funksiononte mirë.
 Barkushja e djathtë e zemrës së ish-mbrojtësit kishte një problem, që haset shpesh te sportistët, nga i cili, në të shumtën e rasteve, të prekurit kanë humbur jetën. Sëmundja që kishte prekur Astorin, “displasia aritmogjenike”, vret në mënyrë progresive qelizat e miokardit, duke shkaktuar probleme të funksionimit të zemrës, deri në vdekje, shkruan telesport.

Ish-mbrojtësi u gjet i vdekur në orën 09:30, në dhomën e hotelit, ku ishte i akomoduar me ekipin, përpara ndeshjes kundër Udinese. Bashkëlojtarët po e pritnin atë në mëngjes, të habitur nga vonesa. Pastaj erdhi zbulimi i tragjedisë. Bota e futbollit u trondit, java e kampionatit italian u anulua. Firence e tëra ishte në lotë. Në funeralin e kryer në Bazilikën e Santa Croce, më 8 mars, morën pjesë rreth 10.000 njerëz.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here