Standard.al

Lajmi “fake” i portaleve, lëndë helmuese luftarake e shfarosjes së popullit

0

Nga Edmond Panariti

Shpif se dicka do të mbetet! Si po helmohemi nga peshtyma që po hidhet pa kursim mbi buken e perditeshme në portale dhe media ……! Prej kohësh një liste prej nente perberesish kimike që perdoren për produkte brumi të miratuar nga ministria e Bujqesise në 2014, po etiketohet si lista vrasese e shqiptareve, helmim masiv, krim ndaj njerezimit etj. Ne lajmin që e hodhi dhe vazhdon ta qarkulloje ne media këtë shpifje , thuhet se keta perberes janë të ndaluar kategorikisht ne buke dhe miell nga Bashkimi Evropian me direktiven e Ushqimit EU 95/2/EC. Per fat të keq askush nga mediat nuk merr mundimin ta lexoje direktiven, sepse nese do ta kishin bere do të shihnin se direktiva jo vetem qe nuk ndalon por i lejon keta perberes. Keshtu pershembull ne direktive nder të tjera thuhet : Buka e zakonshme franceze (Pain courant francais) pergatitet nder të tjera me acid askorbik, lecithine etj, të cilët lejohen te perdoren “quantum satis” pra aq sa duhet. Por ndryshe nga BE, keta dy perberes, lajmi “fake” i portaleve dhe i mediave i klasifikon si lende helmuese luftarake shfarosese te popullit shqiptar dhe krim kunder njerezimit?!!! Por ceshte ky “acidi askorbik” që po na vret perdite dhe ngadale me ane te bukes se perditeshme sipas lajmit shpifje ? Acidi askorbik, të dashur miq është emertimi kimik i vitamines C, e cila sic e kemi mesuar që në shkollen fillore, jo vetëm nuk na demton por na rrit shendetshem dhe ruan nga semundjet. Prandaj boll e helmuat opinionin me të paverteta, sajesa që po perhapin perdite dhe më shumë,” histeri” paniku te njerezit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.