Rama të kuptojë se me protestat nga Astiri tek ajo e studentëve, ka marrë fund…

0
101

Paralelisht me protestën e studentëve, po zhvillohet edhe protesta e banorëve të Bregut të Lumit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

“Mos puno me dy standarde.Duam shpronësimin!” janë thirrjet e banorëve.

Banori: Jemi 30 vjet, shtëpitë i kemi ndërtuar me djersë dhe gjak.Shtëpinë time do ta mbroj me gjak

Banori: Kryeministri vetëm në Kopështin Zoologjik do të gjejë vetëveten.

Ndërsa deputeti demokrat Klevis Balliu u shpreh se kemi të bëjmë me një qeveri vendos të shpronësojë sipas dëshirës së saj. Por tha ai, Qeveria duhet të kuptojë se me protestën tek Astiri, Shkoza, Bulevardi, me protestën e studentëve, kjo qeveri ka marrë fund.

“Është e qartë tani se kjo qeveri nuk di të funksonojë ndryshe por vetëm me vjedhje. Siç e patë edhe dje nga provat tronditëse që emisioni “Të paekspozuarit” dha për Unazën e Re. Ndërkohë këtu, për projektin e Bulevardit të Ri, po ndodh një tjetër dramë, ku një qeveri vendos të shpronësojë dy lotet e para dhe vendos për interesa klienteliste, afera korruptive, që këtyre banorëve mos t’u japë atë që u takon. Ky është absurditeti që po ndodh sot në Shqipëri. Një kryeministër, një kryetar bashkie, vendosin sipas dëshirës së tyre, se kush do t’i japë para kujt dhe se kur. Ndërkohë që ky vend funksionon me ligje, me shtet. Të gjithë këta banorë këtu, nga i pari tek i fundit, të cilët nuk janë marrë as me narkotrafikun, as nuk kanë vrarë njeri, por vetëm kanë punuar për vite me radhë, me djersën e tyre, me gjakun e tyre, për të mbrojtur fëmijët e tyre, në emigrim a këtu. Dhe pikërisht këtyre banorëve, këta duan t’u çojnë fadromat tek shtëpitë. Duhet të kemi parasysh se nëqoftëse një personi i merret shtëpia, i merret jeta. Ky atentat ndaj pronës në të vërtetë është një atentat ndaj jetës së këtyre personave. Kjo qeveri duhet të kuptojë se me protestën tek ASTIR-i, tek Bulevardi, në Shkozë, me protestën e studentëve, kjo qeveri ka marrë fund dhe nuk i takon kësaj qeverie. Këtu vendosin këta banorë. Për qytetarët shqiptarë nuk mund të vendosin më një tufë me banditë”- tha Klevis Balliu.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here