Standard.al

FOTO/ “Bledi Mane të lajë gojën para se të fyeje”, ja plasin keq studentët

0

Gazetari Bledi Mane sulmoi ashpër studentët që po protestojnë për uljen e tarifave në universiteteve dhe përmirësimin e kushteve në auditore dhe konvikte. Reagimet ndaj gazetarit ishin të menjëhershme, çka e detyruan atë të hiqte nga ‘Facebook’ shkrimin kundër studentëve.

Këta të fundit i janë kundërpërgjigjur sot me anë të një pankarte, të cilën e mbanin me vete gjatë protestës, tregon politiko.al. I vendosur në rolin e Grinçit që prish Krishtëlindjet, për Bledi Manen jepet ky mesazh nga protestuesit: “Bledi Mane të lajë gojën para se të përmend studentët.”

Edhe disa media të tjera pro-qeveritare sulmuan studentët në ditën e parë të protestës, por në vijim ato kanë bërë një hap pas duke parë pjesëmarrjen e lartë.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.