Sot protesta e madhe! Studentët nuk dorëzohen, por përfshijnë gjithë kryeqytetin

0
120

Studentët do të vërshojnë sërish sot në Tiranë, në një protestë të madhe, që shënon të tretën ditë për të drejtat e tyre: uljen e tarifave të shkollimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Marshimi nga të gjitha fakultetet do të nisë në orën 9:30, për t’u grumbulluar në orën 10:00 tek Ministria e Arsimit

Studentëve të Tiranës do t’u bashkohen ata të Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, që do të mblidhen në Spitallë në orën 8:30-9:00.

Oraret e takimit në fakultete do të jenë më herët, si më poshtë:

8:30 tek Mjekesia Tirane

8:30 tek Shkencat e Natyres

8:30 tek Inxhinieria Ndertimit

8:30 tek Fakulteti Fizikes (Vasil Shanto)

9:00 Juridiku dhe Ekonomiku edhe Gjuhet e Huaja bashkohen tek Politekniku

Takimi i djeshëm me Ministren e Arsimit Lindita Nikolla ka rezultuar i pafrytshëm, sepse konsistoi vetëm në premtime dhe në asnjë vendim të shkruar dhe masë të ndërmrrë konkretisht, për të anulluar së pari, pagesën prej 700 lekësh për çdo kredit të provimeve të mbartura.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here