Protestës së studentëve të Tiranës i bashkohet dhe Durrësi! Rinia u ngrit

0
99

Studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu të Durrësit do të dalin sot në  protestë. Njoftimi është shpërndarë në rrjetet sociale. Në të theksohet se kërkojnë “përgjysmimin e Tarifave të Universiteteve, heqjen e tarifave shtesë dhe anullimin e VKM për provimet përsëritëse, përmirësimin e kushteve dhe infrastrukturës së universiteteve si dhe përmirësimin e kushteve nëpër konvikte”.

Në  njoftim thuhet:

Në date 06.12.2018, ora 11:00 ne kampusin e ri Universitar, Spitall te gjithe studentet ne kembe per të drejtat e tyre. Studentet njezeri kerkojne: Pergjysmimin e Tarifave te Universiteteve, heqjen e tarifave shtese dhe anullimin e VKM per provimet perseritese, permiresimin e kushteve dhe infrastruktures se universiteteve si dhe permiresimin e kushteve neper konvikte.

Jo favorizim te universiteteve private per perfitime personale. Edi Rama sapo i poshteroi serisht te rinjte duke i cilesuar ngelesa. Rinia nuk eshte ngelese por eshte nje rini qe perpiqet me mish e me shpirt per te mesuar e studiduar, eshte nje rini qe merr para borxh per te paguar tarifat e rritura te Edi Rames.

Ngeles eshte nje dhe vetem nje, Edi Rama i cili po fut çdo dite e me shume doren ne xhepin e te rinjve e cdo qytetari te ketij vendi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here