A ndikohet Ilir Meta nga Monika Kryemadhi? Ja përgjigjia e Presidentit…

0
120

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte mbrëmjen e sotme në emisionin ‘I Ftuari’ në ‘A2 News’, ku ka folur për aktualitetin politik.

I pyetur nga moderatori i emisionit se sa ndikohet në vendimet e tij nga ndikimi i bashkëshortes, njëherazi kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, ai është shprehur ndër të tjera se: nuk është burim informacioni për mua.

Pjesë nga Intervista:

Gazetari: Nuk dua të hyj në marrëdhëniet personale, më interesojnë vetëm marrëdhëniet institucionale. Jeni President i Republikës, bashkëshort i kryetares së një partie opozitare. A bisedoni me zonjën Kryemadhi për çështje që kanë të bëjnë me politikën? A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për Presidentin e Republikës? Nuk ka asnjë aspekt rozë pyetja: thjesht institucionale. Presidenti i Republikës e merr informacionin nga të gjitha burimet e mundshme. A është zonja Kryemadhi një burim informacioni për ju?

Presidenti Meta:Duhet të jeni i sigurt që nuk është një burim informacioni për mua, për arsye sepse në çdo rast është e njëanshme, por…

Gazetari: A flisni me të për çështje të aktualitetit të ditës?

Presidenti Meta: Ajo që dua t’ju siguroj është se pavarësisht nga ajo se çfarë mund të diskutoj me cilindo, vendimet dhe gjykimet e mia janë krejtësisht të pandikuara nga përkatësia partiake, sociale,…

Gazetari: Vendimet e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: … kulturore, fetare, e kujtdo qoftë.

Gazetari: Një pyetje zoti President: në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme, ju do të jeni edhe President i Republikës, sepse i tillë është kalendari. A ju mungon partia që keni drejtuar? Lëvizja Socialiste për Integrim sot, nën drejtimin e bashkëshortes suaj, a është më e fortë? A është njësoj e fortë? Në opozitë?

Presidenti Meta: Unë nuk ndiej asnjë mungesë në përmbushjen e detyrës dhe përgjegjësisë sime si President i Republikës. Dhe ndihem shumë i plotësuar në këtë detyrë. Me të vetmin shqetësim: Që ta përmbush deri në fund dhe me përgjegjësi të plotë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here