Zbardhet një tjetër SKANDAL/ Projekt sekret për shembjen e banesave pranë Lanës…

0
98

Pas Unazës së Madhe, një tjetër projekt pritet të shembë banesat e gati 194 familjeve. Në po këtë zonë është parashikuar spostimi i lumit Lana dhe rehabilitimi i tij në krahun e majtë, duke rrezikuar kështu shembjen e shtëpive të banorëve. Vetë banorët thonë se nuk janë njoftuar për projektin.

Shembjet në Unazën e Re nuk do të mbarojnë vetëm me banesat që janë në anë të rrugës.

Pas fazës së parë, edhe objektet që janë në brezin e dytë rrezikojnë të shemben. Shkak është ndryshimi i shtratit të lumit Lana.

Vetë banorët akuzojnë se projekti është devijuar qëllimisht për të mbrojtur pronën e një biznesi, e cili tashmë ka rrethuar sipërfaqen që pritet të kthehet në terren për ndërtim pallatesh.

“Lana ka rrugën e vet, shtratin e vet, hapësirën e vet. Se ne po të dalim nga këtu, nga pallatet e deri këtu, është lënë hapësira e Lanës”.

” Është bërë një propjekt, ashtu siç është bërë dhe projekti i Unazës së Re, i cili nuk shkon në rrjedhën ku është sot dhe në vendin bosh. Nga pallati përballë është mbi 100 metër dhe toka është e pazënë. Për çudi ky projekt është futur në mes të lagjes sonë.

Në korrik, në zonë është bërë dhe një anketim që evidenton banorët. Por për Ora News ata shprehen se nuk u është bërë e qartë se pse u kërkohen të dhënat, madje as për vazhdimin e projektit.

“Zyrtarisht nuk na ka njoftuar askush, por në muajin korrik kanë ardhur punonjësit e bashkisë të njësisë numër 6 në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës dhe kanë plotësuar një formular. Ne na thanë se është për gjendjen ekonomike të lagjes, nuk na e thanë ashtu siç ishte”.

” Zyrtarisht jo nuk bëjnë këta, të hanë pas shpine”.

” Nuk na kanë thënë as se do të prishet, as se nuk do të prishet. Kanë ardhur dhe kanë regjistrimin ata të bashkisë”.

Në panik, banorët shprehen se ajo se çfarë po ndodh është e padrejtë.

” Nuk e shohim të arsyeshme që të na shembin shtëpitë. Kur të hiqet Lana prej këtu dhe të futet mes përmes shtëpive, është çmenduri”.

ARRSH dhe Bashkia e Tiranës mbajnë të fshehtë dhe nuk e japin projektin, duke ja kaluar topin njëra-tjetrës.

“Nuk ka transparencë dhe kur nuk ka transparencë ka diçka mbrapa”.

Ora News mëson se krahu i banesave pranë Lanës do të jenë ato që do të shemben.

Ndiqni videon: 

https://youtu.be/M-KmF-MUu88

Projekti për rehabilitimin e lumit parashikon spostimin e shtratit nga zona ku kalon aktualisht tek shtëpitë e banorëve, siç duket dhe nga pamjet në video të filmuara nga Ora News.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here