Ta nisim nga “mëma e të këqijave”/ Mbi revoltën e studentëve dhe “gjarpërinjtë” e arsimit

0
124

Shkruan: Ina Kashari/standard.al

 

Drama më e madhe shqiptare. Një top që përplaset sa në një portë në një tjetër. Arsimi në Shqipëri mbetet një nga shtyllat më problematike në Shqipëri. Vit pas viti ndeshemi me ndryshime të ligjeve, risi të reja por që asnjëherë nuk sjellin pritshmëritë e duhura. Ndryshojnë gjithçka në nene, ligje por që në fakt nuk ndryshojnë asgjë për vet arsimin. Ky shqetësim rëndon më së shumti tek vetë studentët. Duke filluar që me përfundimin e gjimnazit, do të zgjedhim drejtimin për të cilën ne do të diplomohemi në të ardhmen. Por ku, si, për çfarë. Pyetje të cilat ndoshta i kemi të zgjidhura në mendjen tonë por rruga drejt universitetit është plot me pengesa. Pengesa për të cilat jo vetëm që nuk jemi të informuar por janë aq absurde sa shkatërrojnë ëndrrën e të gjithë studentëve. Përse ndodh kjo? Kush janë shkaqet, kur çdo ditë dëgjojmë për reforma? Çdo javë, muaj apo vite nuk na mungojnë konferencat që shpjegojnë gjithçka, por që në fakt nuk na informojnë për asgjë.

Mos harrojmë vitin 2015-të që u kthye në mankthin e studentëve dhe familjarëve të tyre. Kujtojmë që në vitin 2015-të, dominoi debati për ligjin e arsimit të lartë. Diskutimet e para nisën pranverën e 2014-të pas publikimit të raportit final që mbante firmën e kryeministrit Rama. Ky draft u sulmua ashpër nga akademikët dhe studentët, të cilën e kundërshtuan për më shumë se 2 vite radhazi. Një vit pas marrjes së mandatit qeverisës, kryeministri Rama u angazhua të ndërmarrë një reformë në Arsimin e Lartë publik për të ndryshuar funksioninimin e institucioneve të arsimit të lartë. Reforma e re do të niste me ndryshimin e ligjit ekzistues që për 7 vite i hapi rrugë universiteteve private të funksionin si institucione të dijes pa kontroll dhe me programe të paakredituar. Një projektligj i studiuar mirëfilli nga akademikët që shkaktonte pasoja të rënda: Së pari: Dëmtonte autonominë e universiteteve – I ktheu universitetet në fondacione – Me gafa juridike që dëmtonte rregullimin e universiteteve – Solli rritje të tarifave të studimit – Paratë e shtetit do t’u shkonin universiteteve private dhe financimi i universiteteve publike do të ulej.

Qeveritarët harrojnë që ka dhe me mijëra studentë që nuk kanë mundësi ekonomike të ndjekin studimet. Sipas statistikave mbi 5000 fëmijë braktisin shkollën çdo vit, duke rritur ndjeshëm nivelin e alfabetizmit në Shqipëri. Në vitin 2008 niveli alfabetizmit ishte 10%, një shifër e tmerrshme, sidomos për një vend që përpiqet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.  Por sipas një raporti të Bankës Botërore doli se 13% e fëmijëve janë plotësisht analfabetë, pra nuk dinë as të shkruajnë as të lexojnë. Një shifër e frikshme rezulton për lëndët shkencore, ku 60% e popullsisë nuk di matematikë.

Atëhere për çfarë bëhen reformat në arsim kur rezultatet janë krejt të kundërta. Përse këta ministra, deputetë e qeveritarë nuk i hapin sytë dhe veshët përballë kësaj gjullurdie në cilën e kanë katranosur arsimin. Si mundet një ministre arsimi të jetë dakort për rritjen e tarifave duke supozuar se kjo do të sjelle rritje të cilësisë së arsimin. Apo rritja e mesatares me pretendimin se studentët e ardhshëm do jenë ata më të shkëlqyerit. Kur në fakt të gjithë e dimë se ndodh që rrotja e notës pa meritë nuk është aspak e vështirë dhe sërish në banka do të ulen ata më të “fortit”, ata që prindërit i kanë në zyrat dhe administratë apo ata me fletushkat e parave përballë të cilave dyert hapen vetë. Apo mos ndoshta e gjitha të gjitha këto strategji janë për të lënë jasht shumicën e të rinjve që duan të arsimohen. Mos vallë është frika se sa më shumë intelektualë, të brumosur me njohuri qeveria do të kapet për “fyti”. Përse ja bllokojnë rrugën të rinjve edhe kur ato e gjejnë shtegun mes mijëra peripecish.

Çfarë delesh janë këta që kërkojnë të drejtën duke kafshuar edhe me dhëmbë të thyer. Përballe fakteve jemi koshient arsimi është një nga armët më të fuqishme. Kjo me siguri i frikëson të pushtetshmit tanë.

Jemi sërish tek e njëjta sfidë:

Kemi rritje të tarifave

Karta e studentit me te gjitha lehtësirat zvarritet ende

50 % e votes per te zgjedhurit neper universitete duhet t’i kaloje direkt si e drejte studenteve

Investimet ne qytetin studenteve per permiresimin e kushteve mungojnë edhe në 2018

Paisjet e bibliotekave sipas te gjithe standardeve ku janë?

Viti 2018-të dhe na gjen me protesta përballë palaçove që bëhen në zyrat e Ministris së Arsimit. Mijera të rinj kanë mbetur jashtë dyerve të Universiteve për shkak të kurrikulave dështuese të mistrisë.

Shqipëria jonë ecën në drejtim të kundërt, dhe po i drejtohet greminës. Kjo për faj të kujt?

Sa bursa ofrohen për ekselencën? Si mundet, duke ditur nivelin arsimor, kushtet, laboratoret që mungojnë, praktikat që nuk ekzistojnë, të pretendohet që duhet të jesh me mesatare 10 për të përfituar bursa.

Vetëm me një studim i jashtëm pa një analizë të thellë do të kuptohej që të rinjtë kanë nevojë për motivim, mundësi të hapura. Çdo gjë duhet të funksionojë në baraspeshë, rritja e cilësisë së nivelit arsimor dhe rritja e kërkesës…

Por çfarë do të vendoset nuk e dimë ende. Studentët protestojnë përpara dyerve të universiteteve dhe ministrja mban konferencë në ambiente komode. Duhet vërtet të besohet fuqishëm në ideale, pa u përfshirë në kompromise. E drejta është e drejtë nuk i mund të negociohet me arrogancën. Nuk mund të kërkohet mëshirë, të drejtën e merituar nuk mund ta gjejmë jashtë kufijve. Por këtu në Shqipëri, në vendin e shqiponjave përballë gjarpërinjve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here