Studentët bllokojnë rrugën. Nuk ikim, ja kërkesat për MAS

0
122

 

Studentët e universiteteve publike në Tiranë kanë vijuar sërish me protestën e tyre në shenjë kundërshtie për tarifën e studimit.

Të parët që e iniciuan këtë tubim, studentët e Arkitekturës dhe Urbanistikës pasi u mblodhën para fakultetit, ata vijuan marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, ku bllokuan rrugën e Durrësit. Pjesë e kësaj proteste u bënë edhe studentë të fakulteteve të tjera, ku disa prej tyre u bashkuan tek MAS, ndërsa të tjerë vijuan tubimin tek Korpusi Universitar.

Protestuesit u ulën në gjunjë përtokë, ndërsa brohorisnin; ‘ne nuk ikim’. Pavarësisht tentativës së zëvendësministres së Arsimit Besa Shahni për të negociuar me studentët, këta të fundit e përzunë nga tubimi. Ata thanë se nuk bëhen pjesë e shantazheve dhe premtimeve boshe. Ata kërkojnë heqjen e tarifës prej 670 lekë për kredit për çdo provime të mbartur. Po ashtu ata kanë kërkuar që pagesa e tarifës së shkollës të kryet në muajin janar, ashtu si për çdo vit tjetër dhe jo në muajin dhjetor.

Studentet Ne Proteste Kerkesate Tyre

Vete studentët shprehen se do të vijojnë kauzën e tyre deri në fund, ndërsa i kanë përcjellë edhe kërkesat e Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar dhe kreu i FRPD-së, Belind Kellici, i cili lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ai tha se “studentet janë me te vendosur se kurre për t’i thënë NDAL nje here e mire Edi Rames, Lindita Nikolles e cdo qeveritari tjeter qe tallet me te ardhmen e tyre ??”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here