Shpërthen Vasili: Grabit miliona me koncesione dhe u kërkon para studentëve…

0
98

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili shprehet se deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të protestat e studentëve janë mashtrim. Në një status në Facebook, Vasili deklaron se kryeministri që grabit 24 milionë euro për një kilometër rrugë të Unaza e Re, tashmë po vjedhë edhe studentët me tarifat e shkollimit.

“Kryeministri grabit miliona me koncesione dhe u kërkon para studentëve. Mos i besoni asnje fjale ketij kryeministri shkollepak, qe urren universitetin,shkencen,kerkimin shkencor dhe dijen në tërësi. Ky grabit në mënyrë të pangopur 24 milionë euro per km rruge te Unaza e Re si te ishte rruge prej floriri dhe u rjep parate e u kerkon gjakun studenteve. Turp e faqe e zeze e ketij qe plackit studentet por edhe e kujtdo, qe hesht ndersa sheh qe studentet i plackiten nga kusaret e qeverise. Shpjegimet idiote dhe te liga te shkollepakut duhen perbuzur,refuzuar e shkelur me këmbë”,- deklaron Petrit Vasili.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here