Llum rilindas/ Aktori mesazh të fortë Ramës: Do të vijmë te shtëpia jote, s’ma mo uj pilafi. BOLL…

0
173

Pas protestës së sotme të Studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku kërkohej ulja e tarifave në universitetet Publike, dhe në vazhdën e protestave në mbrojte të pronës si dhe asaj të Teatrit Kombëtar, ka reaguar edhe aktori Neritan Liçaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij do të rrëzohet shumë shpejt, ndërsa shprehet se një qytetar nuk duhet t’i lutet më kësaj qeverie kriminale.

‘Do vimë një ditë te shtëpia jote, Kryeministria ku ti je me qira o ditëzi dhe do bërtasësh si Rikardi lll’,-shkruan ai në postimin e tij.

Reagimi i plotë i aktorit Neritan Liçaj:

Perse duhet ti lutemi ne kesaj qeverie kriminale?!

Perse duhet qe ne ti lutemi mos prish Teatri.. Anullo vendimet e korrupsionit dhe vjedhjeve te paprecedenta te parave publike pra parave tona! Perse duhet tu lutem te mos nxjerri ne rruge familje te tera.. Perse duhet tu lutemi medjave kombetare qe ne vend te pasqyrojnë problematiken e rende kombetare jep emisione si te gatuajm dhe qe shesin interesat e qytetareve dhe te vendit per ca leje ndertimi sikur fati i vendit tone te jete pallat shumekatesh…

Perse PS i ben fresk dhe eshte gati te paguaj faturen e rende Rilindje ajo vete.. Perse partite e ketij vendi perballe kesaj gjendjeje teper kritike mjaftohen me deklarata per shtyp she shoë-e televizive nuk luftojne per qytetaret dhe vendin qe po turfullon, sic duhet te bejne!

Llum rilindas mos harroni dhjetori eshte i studenteve si te sotmeve dhe te ne qe ishim ne 90… Te kam thenë citjane!

Po te mblidhet laku!

Do vime nje dite te shtepija jone Kryeministria ku ti je me qira o ditezi dhe do bertasesh si Rikardi lll, nje kale nje kal jap kryeministrin per nje kal!

Mos presim me askend dhe asgje te dalim ti rrezojme keta rilindas te vdekur… Te mblidhemi te gjithe se s’ma mo uj pilafi. BOLL…

Mua per vete me ka ardhur ne maje te hundes….

S’duhet te lutemi ne! Duhet te na luten ata ti falim per gjithe kete rraskapitje qe na kane sjelle. Jemi qytetare jo numra dhe bageti per tu mjele!

Shembull eshte Franca!

Dhjetor studentor dhe qytetar… si ne 1990 shqipetar, vetem keshtu zgjidhet kjo situate.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here