Standard.al

Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikanëve dhe krimin që ka pushtuar shtetin…

0

Kreu i Grupit Parlamentar i Lëvizjes socialist për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Venecias për vettingun në politikë.

Vasili shkruan se Venecianë raportin e saj  konfirmon vettingn  e politikanëve si dhe krimin që ka pushtuar shtetin.

Postimi i Vasilit:

Komisioni i Venecias konfirmon Vetingun e politikaneve dhe krimin qe ka pushtuar shtetin

Komisioni i Venecias konfirmon qarte e zeza mbi te bardhe qe krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bere qe qytetaret te humbasin besimin te institucionet dhe nevoja per veting te politikes eshte plotesisht legjitime.

Megjithate per te mos u lene shkas perkthyesve bajate te qeverise nga shqipja ne shqip,qe te dhtremberojne te vertetat, po ju sjell ç’thone ekspertet e Venecias ne ligjerate te drejte:

“Nga takimet (shkëmbimet e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”.

Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se: “Çështja e kontakteve të ngushta të anëtarëve të parlamentit, këshillit bashkiak ose zyrtarët qeveritare, me krimin e organizuar, janë një problem në Shqipëri. Siç tregojnë edhe rezultatet e para të procedurës së vettingut të gjyqësorit, ndërlidhja e institucioneve shtetërore dhe krimi i organizuar duket të jetë shumë i lartë. Kjo pengon besimin në institucionet e shtetit dhe delegjitimon funksionimin e tyre. Nëse krimi i organizuar është duke qeverisur institucionet shtetërore ose të paktën ka një ndikim në punën e tyre, parimet e shtetit ligjor nuk mund të zbatohen në praktikë. Në një shtet të qeverisur ose të ndikuar nga krimi i organizuar, parimet e dinjitetit, barazisë apo ligjshmërisë, janë lënë mënjanë”.

“skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.