Çmenduri/ Lali Eri thyen tjetër rekord, kjo është vjedhje me ekskavator. Tenderi që kap shifra marramendëse…

0
89

Pas Unazës së Madhe ku për 2.2 kilometra rrugë është akorduar një fond prej 40 milionë eurosh, një tjetër tender, por këtë herë i hapur nga Bashkia e Tiranës, pritet të zhvillohet në kryeqytet.

Ajo që tërheq më tepër vëmendje është shuma e akorduar, ku për 600 metra rrugë është vendosur një fond prej 8 milionë dollarësh. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu I”.

Denoncimin e ka bërë në rrjetin social Facebook ekonomisti Pano Soko.

Postimi i plotë: 

Kur mendon se Unaza e Re me vlerën e saj 40 milion Euro për 2.2 km ishte maksimumi dhe asgjë nuk do të të çudiste më, del Lali Eri dhe buxheton 8 milion USD (pa TVSH) për REHABILITIMIN e 600 m rrugë të Blv.Zogu I.

Pra 600 metra rrugë do të riparohen me 8 milion USD, që i bie një kosto 15 milionë USD/km… për rehabilitim rruge??!!! Jo për ndërtim nga e para, po thjesht për rehabilitim, apo riparim rruge, pa vepra arti, pa ura, pa tunele, pa mbikalime etj., kostoja shkon 15 milion USD/km.

Nga një vlerë maksimumi, 300 mijë USD që mund të kushtojë riparimi, bashkia jep 8 milion USD, ose 27-fish më shumë.

Ndërkohë që BE u alarmua vetëm se në Irlandë u ndërtua nga zero një autostradë me kosto 16 milionë Euro/km, këtu tek ne me aq lek riparojmë një rrugë qyteti.

Kjo është çmenduri!! Kjo nuk është vjedhje me lopatë, kjo është vjedhje me ekskavator.

Duhet ndalur!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here