Standard.al

Video/ Ceremonia e “Topit të Artë”, ankesa për seksizëm. “Përse femrave iu duhet ende të bëjnë atë lloj shfaqje m***?

0

DJ i njohur francez, Martin Solveig ka kërkuar ndjesë, ndërkohë që ka mbetur i befasuar nga furia e reagimeve në botën “online”, pasi i kërkoi si “pa të keq” fitueses së parë të “Topit të Artë” për femra, Ada Hegerberg, nëse mundej të bënte një “twerk” (tundje tw pasmesh) drejtpërdrejt në podiumin e skenës.

 Bashkëprezantuesi i ceremonisë së çmimeve prestigjioze në Paris provokoi një “lumë” ankesash për seksizëm pas pyetjes së tij mbi kërcimin sugjestionues erotik, që në fakt mori një “Jo” të prerë nga sulmuesja e palëkundur norvegjeze.

Incidenti rezultoi të ishte pika kyçe e diskutimeve të ceremonisë, edhe pse në fakt duhej të ishte arritja e Hegerberg, e cila bëhet e para femër fituese e “Topit të Artë”, një trofe që iu është dorëzuar futbollistëve meshkuj që prej vitit 1956.

Solveig, një muzikant dhe prezantues radiofonik, i kërkoi falje edhe personalisht Hegerbergut, e tha se kishte mbetur i habitur nga reagimi.

“Jam paksa i habitur, madje i çuditur nga çfarë po lexoj në internet, – tha ai në një video të publikuar në Twitter. – Sigurisht që nuk pata qëllim të ofendoja dikë… Ajo ishte një shaka, me gjasë jo e pëlqyeshme, ndaj dua të kërkoj ndjesë për këdo që mund të kem ofenduar”.

E teksa pamjet e incidentit u bënë virale në rrjetet sociale, tenisti britanik Andy Murray u bë pjesë e reagimeve, kur kritikoi në Instagram:

“Përse femrave iu duhet ende të bëjnë atë lloj shfaqje m***? Çfarë i kanë kërkuar Kylian Mbappesë dhe Luka Modriçit? Imagjinoj që diçka që ka të bëjë me futbollin… Dhe të gjithë atyre që mendojnë se njerëzit po reagojnë më ashpër se ç’duhet, sepse ishte thjesht një shaka, u them se vetëm e tillë nuk ishte. Unë jam i përfshirë në sport gjatë të gjithë jetës sime dhe niveli i seksizmit është i pazakontë”.

Hegerberg, 23 vjeç, golat e së cilës çuan Lyonin drejt titullit të pestë të Champions League dhe të 12-in radhazi në kampionatin vendas, e minimizoi këtë debat duke thënë se nuk kishte ndikuar aspak në mbrëmjen e saj të suksesshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.