Në Francë tërhiqet qeveria, kryeministri jonë ruan interesat e oligarkëve

0
93

 

Deputetja demokrate Jorida  Tabaku në një shenim në faqen e saj në facebook ka bërë një përngjasim në mes të qevërisë franceze e cila u tërhoq pas protestave të qytetarëve të saj dhe qeverisë shqiptare që vijon me këmbëngulje dhe dhunë të Prioshë banësta e qytetarëve.

Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar”.

“Ky kryeministër njeh për miq dhe aleatë vetëm ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit” shkruan Tabaku.

Ja postimi i saj i  plotë;

Një qeveri demokratike dhe një tjetër totalitare.

Pas javesh të mbushura me përleshje qeveria franceze ka marrë sot vendimin për të pezulluar rritjen e taksës se karburantit. Ishte kjo taksë që do të rriste çmimin e naftës e për rrjedhojë të të gjitha produkteve në Francë. Qeveria dhe vetë presidenti Macron reflektuan duke e pezulluar rritjen që do të niste në janar 2019.

Ndryshe nga qeveria një qeveri demokratike, kryeministri Rama që udhëheq një qeveri gati totalitare, vazhdon të ngulë këmbë dhunshëm në prishjen e shtëpive për interesa oligarkësh. i kapur në ethet e pushtetit absolut ai ka refuzuar të dëgjojë banorët e lë më pastaj të tërhiqet nga veprimi i tij.

Kështu veproi edhe me protestën e qytetarëve kundër rritjes së taksës së qarkullimit që ka çuar në stratosferë çmimin e karburantit. Ky kryeministër që njeh për miq dhe aleatë vetem ata me të cilët ndan paratë publike në tepsinë e pushtetit.

Të drejtat e qytetarëve janë të panegociueshme dhe është detyrë e qeverisë që t’i respektojë ato. Shembulli i qeverisë franceze është rasti më i mirë për të dalluar një demokraci nga një rend totalitar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here