Ja kush janë pretendentët për ti zënë vendin Markut

0
80

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pritet të dalë nga mbledhja e prokurorëve që do të zhvillohet në 11 dhjetor, pritet të zgjedhë edhe kreun e ri të akuzës. Përveç Arta Markt që ka shprehur publikisht dëshirën, kriteret për këtë post i plotësojnë edhe katër prokurorë të tjerë që kanë kaluar vettingun.

Vendimi i parë që pritet të marrë Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas konstituimit do të jetë zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Në ligjin e ndryshuar të prokurorisë, kandidati për Prokuror i Përgjithshem krahas kalimit të vettingut ka vendosur si kriter që pretendentët të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës ose të kenë një gradë shkencore.

Ligji kërkon që kandidatët të kenë 15 vite eksperiencë dhe të mos kenë mbajtur funskione politike në administratë.

Nga lista prioritare e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë kaluar vettingun, duket se këto kritere i plotësojnë prokurorët Arta Marku, e cila kryen këtë detyrë përkohësisht, Arben Dollapi, Adnand Xholi, Besnik Muçi e Sokol Stojani.

Përveç Arta Markut, e cila e ka shprehur publikisht dëshirën për të kandiduar, ende nuk ka emra të tjerë të cilët të kenë shprehur të paktën publikisht këtë qëllim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here